E premte, 10 Prill, 2020
15 C
Tirana

SHBA jep lajmin e mirë: 37 milionë dollarë për 25 vende të infektuara

loading...

Ambasada Amerikane ka njoftuar se Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19.

Njoftimi

Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi. “Ky angazhim – së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan – tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme: https://bit.ly/2UfLËoq

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka deklaruar së fundmi se ky shtet është duke u përballur me një emergjencë të panjohur, dhe iu bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Po kështu thuhet se epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasë deri në pranverën e ardhshme, dhe mund të infektohen 7.9 milion njerëz. Kështu është deklaruar në konferencën sekrete të Shëndetit Publik në Angli, shkruan “The Guardian”.

Nga ana tjetër, në Spanjë numri i të prekurve me koronavirus po rritet me ritme të shpejta. Spanja është vendi i dytë në Europë pas Italisë, me më shumë të infektuar. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet shëndetësore spanjolle, brenda një dite në Spanjë janë infektuar 5700 persona, dhe numri total deri më tani janë 15 mijë persona të infektuar.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Po gënjen sërish”, PD publikon videon e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit, duke shprehur shqetësimin se jemi mes vendeve me riskun...

Nga e hëna ndryshojnë oraret e izolimit, Rama jep lajmin e shumëpritur

Pas këtyre javëve izolim total ku shteti vendosi rregulla mjaft të forta ndaj qytetarëve lidhur me mos përhapjen e COVID-19, më në fund Rama...

Izolimi jep rezultat, trend në rënie i të prekurve nga COVID-19 (VIDEO)

Duket se izolimi po jep efektet pozitive, në mos përhapjen në masë të madhe të koronavirusit në vend. Shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë...

Ngjarja makabre e kushëririt që mbajti Enverin në Paris

Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon historinë e panjohur Abaz Omarit me origjinë nga Gjirokastra, nëna e të cilit, ishte kushërira e parë e Enver Hoxhës, pasi i...

Vetëizolohet Zoran Zaev, u intervistua nga një gazetar i infektuar

Për shkak të pandemisë, ish-kryeministri Zoran Zaev mësohet se është vetëizoluar. Lajmi është përcjellë nga mediat në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë fillimisht Ministri i...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT