E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

A e cënoi sovranitetin Yuri Kim me Berishën? Meta tregohet i prerë

Presidenti Meta është pyetur nga gazetarët nëse ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e ka cënuar sovranitetin kombëtar me kërcënimin për Berishën. Ai ka nënvizuar se qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e arbitrariteteve e kulisave, dhe të jenë përballë faktit të kryer.

Presidenti Ilir Meta e cilësoi ish-kryeministrin Sali Berisha “si vera”. Sipas tij, sa më shumë vite kalojnë, aq më shumë demokrat bëhet.

“Së pari, sovraniteti është respektim i vullnetit të qytetarëve. S’ka mbrojtës më të mirë të sovranitetit kombëtar, se sa vetë sovrani, vetë qytetari. Sigurisht kur ai është i ndërgjegjshëm për votën e tij, kur e mbron, nuk e shet, nuk e tregton.

Sa i takon sovranitetit, padiskutim që fjala kyç për dekadat që vjen është sovranitet. Që nuk do të thotë mospërmbushje të detyrave të Shqipërisë ndaj NATO-s ku jemi anëtarë prej kohësh apo BE, ku dëshirojmë të anëtarësohemi. Me gjithë detyrimet tona në raport me institucione e organizata, i kemi të fiksuar qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Besoj se në radhë të parë është e rëndësishme ti kthejmë sovranitetin qytetarëve. Ata mos injorohen e përjashtohen më, mos vendosen para faktit të kryer, mos jenë më viktimë e arbitraritetit e kulisave që kanë kërkuar e kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë. Është bërë një hap me 25 prillin, por hapa të tjerë do të ndodhin në të ardhmen”, u shpreh Meta.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, se kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Berisha, nuk është shumë i sinqertë. Ajo ka thënë se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion, zakonisht është shumë e dukshme.

Lexo edhe :   Basha: Vetting politikanëve nga SPAK
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...