E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Rama 3” merr besimin e Kuvendit, Yuri Kim takon Lindita Nikollën

Pas një seance maratonë që ka zgjatur 20 orë, qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit është votuar në Kuvend. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat e tij dhe programin qeverisës, kanë marrë votëbesimin me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

“Projektvendim për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave. Votimi: Kanë votuar pro 77 deputetë, kanë votuar kundër 53 deputetë, abstenuar 1 deputet. Projektvendimi miratohet. Kuvendi i jep besimin qeverisë “Rama 3”. Suksese”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Një ditë pas votimit të qeverisë së re, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zbarkuar në Kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar një takim me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.

Ky takim vjen në vazhdën e disa takime radhazi që ambasadorja Kim ka bërë gjatë ditëve të fundit, duke u fokusuar tek ato me magjistratë të organeve të reja në drejtësi, të cilëve u ka kërkuar që të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...