E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

VIDEO/ E dhunonte burri, gruaja shtatzënë tenton të hidhet nga dritarja

Ky është momenti kur një grua shtatzënë 10 javëshe, përpiqet të hidhet nga dritarja e katit të dytë për t’i shpëtuar dhunës së shkaktuar nga burri i saj, para se ai ta tërheqë përsëri në apartamentin e tyre në Brazil.

Incidenti u regjistrua të shtunën nga banorët në qytetin Duque de Caxias të Rio de Janeiro.

Pamjet tregojnë Maria José, 35-vjeç, duke e vendosur këmbën e majtë mbi dritare, por bashkëshorti i saj Vitor Batista, 32 vjeç, duket se e tërheq atë përsëri në apartament.

Fqinjët sapo kanë parë këto pamje, kanë njoftuar Policinë Civile, e cila arrestoi Batistan.

Thuhet se Batista u zemërua të hënën, pasi zbuloi se José shkroi një shënim duke kërkuar ndihmë dhe e hodhi atë jashtë dritares.

Sipas gazetës braziliane të lajmeve G1, ai u tha autoriteteve se grindja ishte “vetëm një zënkë në çift”.

José i tha rrjetit G1 se burri i saj prej dy vitesh e kishte rrahur vazhdimisht gjatë gjithë marrëdhënies së tyre. Batista dyshohet se e kërcënoi atë dhe djalin e saj katërvjeçar nga një lidhje e mëparshme.

“Ai ishte xheloz dhe shumë posesiv. Ai nuk më linte të dilja në rrugë, vetëm për punë. Unë madje humba punën time”, tha José.

“Kam shpikur justifikime, sepse kam qëndruar brenda”.

“Ne gjithmonë besonim se personi mund të ndryshojë, por agresioni vazhdon me kalimin e kohës … Dhe bëhet vetëm më keq”, tha ajo. “Nuk kam guxim. Më erdhi turp”.

Mbikëqyrësi i policisë Fernanda Fernandes, falenderoi fqinjët që shpëtuan jetën e Jose-s.

“Ndoshta, nëse fqinjët nuk do kishin (thirrur policinë), ajo nuk do të kishte mbijetuar”, tha Fernandes.

Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...