gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Luftë për PD-në/Basha ‘i mbyll të gjitha rrugët’ ish-liderit

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha në selinë e PD, takim urgjent me Bashën

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur ‘dhëmbë për dhëmbë’ ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri. Në një prononcim për mediat, Basha ka thënë se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së, kundër vendimit të dhënë nga qeveria amerikane. Në këtë formë i përgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka nisur një tur me takime me demokratët në të gjithë Shqipërinë, për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit dhe referendum ndaj vendimit për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD, vendim që sipas ish-kryeministrit është i padrejtë.

“Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. Partia Demokratike po ecën përpara, Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi, dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t’i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake, por janë partiake.

Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu.

Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane!”, tha Basha në komunikimin me gazetarët.

Dje në takimin që pati me demokratët e qarkut të Fierit, Berisha lëshoi thirrjen e fortë:  “Basha të lërë mandatin dhe të ikë andej nga erdhi”. Berisha tha se pabesia dhe mungesa e parimeve morale të Bashës, po dëmtojnë PD-në dhe demokratët.

Teksa shoqërohej nga Tirana nga deputeti Flamur Noka, një nga zërat më të ashpër ndaj Bashës për vendimin e përjashtimit të ish liderit të PD-së, Berisha u prit edhe nga kryetari i degës Fier dhe deputeti, Luan Baçi, i cili iu bashkua lëvizjes “Për një Parti Demokratike më të bashkuar”.

“Peng Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk ia ka barë kush partisë atë që i bëri ky. Ndoshta ai kishte akumuluar ndaj meje, se unë çdo gjë i thoja, isha zëri juaj te ai. Por nuk e besoja se ishte kaq jo parimor dhe i pabesë. Pse SHBA vlerëson pabesinë? Po nuk fitove jep dorëheqjen, por kur të kanë marrë peng nuk të lejojnë që të japësh dorëheqjen. Uroj që të dorëzojë mandatin dhe të shkojë nga erdhi”, tha Berisha.

Tags: bashaBerisharamaYuri Kim

TË LIDHURA

Përjashtohen nga PD, reagojnë Burgija dhe Boshku: Kontributet s’na i mohon kush
Aktualitet

Përjashtohen nga PD, reagojnë Burgija dhe Boshku: Kontributet s’na i mohon kush

22:01 | 24/03/2026
Kreu i ri i Policisë, mbyllen intervistat 9-orëshe për 14 kandidatët
Aktualitet

Kreu i ri i Policisë, mbyllen intervistat 9-orëshe për 14 kandidatët

20:52 | 24/03/2026
Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit
Aktualitet

Emërohet administratori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

20:39 | 24/03/2026
Next Post
“Femrat, më të prekura”, Komiteti i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

"Femrat, më të prekura", Komiteti i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

Mjeku Kraja: Janë shtuar rastet e shtatzënave me Cov*d

Mjeku Kraja: Janë shtuar rastet e shtatzënave me Cov*d

Sot shtrëngohet ora policore. Nga 6 shtatori, rregulla strikte për në kufi

Kanë humbur jetën, ndonëse kanë marrë dy doza! Mjeku hedh dritë mbi këto raste







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë
Bota

Zelensky bën thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

by mirseda
22:54 | 24/03/2026
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pasi disa persona humbën jetën...

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

22:47 | 24/03/2026
Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

22:44 | 24/03/2026
Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

22:42 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com