E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

“Femrat, më të prekura”, Komiteti i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që masat në fuqi të jenë të njëjta për dy javë. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka bërë me dije se nuk do të ketë ndryshim të masave anti-Covid. Të dhënat tregojnë e situata është e qëndrueshme dhe se për këtë do të vijojë zbatimi i masave që janë në fuqi.

“Situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme, për këtë nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit. Përdorimi i maskave do të vijojë i detyrueshëm aty ku e kemi rekomanduar. Do vijojë të mos lejohet grumbullimi i më shumë se 50 veta, për aktivitete sportive e kulturore do organizohen në kapacitete jo më shumë se 30 e ambienteve dhe duke zbatuar protokollet e rekomanduara.

Do vijojë njësoj rregulli i hyrjes në vendin tonë. Do të kërkohet prova e vaksinimit, kush nuk ka certifikatë vaksinimi, duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes brenda 180 ditëve, apo testin që janë të negativizuar. Ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta, është në fuqi vendimi për vetëkarantimin për 10 ditë”, tha Rakacolli.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, deklaroi se femrat janë më të prekurat nga Covid-19. Pasi ka analizuar situatën, Fico shtoi se rastet aktive janë në rritje, ndërsa moshat e prekura janë 65-74 vjeç, të ndjekur nga 55-64 vjeç.

“Ka pësuar një ulje, totali i rasteve aktive ka pësuar një rritje. Numri i Bashkive të prekura është 51, ka pësuar një rritje, % e rasteve të reja ku 52% femra dhe 48 meshkuj.

Moshat e prekura 65-74 vjeç, të ndjekur nga 55-64. Kemi pasur një javë të qëndrueshme. Sot kemi një seri grafikësh që e bëjnë më të lehtë situatën për ta parë.

Lexo edhe :   Shoqata e Transportit paralajmëron nga 1 nëntori ofrim shërbimi deri 20%
Lexo edhe :   COVID-19 i merr jetën ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit

E rëndësishme është se po vijojnë vaksinimet në qendrat shëndetësore, jemi në muajt e hapur të vaksinimit masiv.

Ky muaj bëhet dhe më i rëndësishëm se do të hapen shkollat. Ftojmë të gjithë ata që duhen vaksinuar, të mos bëjnë asgjë më shumë veçse të shkojnë në qendrën e vaksinimit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...