E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Luftë për PD-në/Basha ‘i mbyll të gjitha rrugët’ ish-liderit

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur ‘dhëmbë për dhëmbë’ ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri. Në një prononcim për mediat, Basha ka thënë se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së, kundër vendimit të dhënë nga qeveria amerikane. Në këtë formë i përgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka nisur një tur me takime me demokratët në të gjithë Shqipërinë, për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit dhe referendum ndaj vendimit për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD, vendim që sipas ish-kryeministrit është i padrejtë.

“Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. Partia Demokratike po ecën përpara, Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi, dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i Partisë Demokratike, ky është misioni i çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do t’i qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake, por janë partiake.

Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu.

Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane!”, tha Basha në komunikimin me gazetarët.

Lexo edhe :   77 mandate PS-ja?

Dje në takimin që pati me demokratët e qarkut të Fierit, Berisha lëshoi thirrjen e fortë:  “Basha të lërë mandatin dhe të ikë andej nga erdhi”. Berisha tha se pabesia dhe mungesa e parimeve morale të Bashës, po dëmtojnë PD-në dhe demokratët.

Teksa shoqërohej nga Tirana nga deputeti Flamur Noka, një nga zërat më të ashpër ndaj Bashës për vendimin e përjashtimit të ish liderit të PD-së, Berisha u prit edhe nga kryetari i degës Fier dhe deputeti, Luan Baçi, i cili iu bashkua lëvizjes “Për një Parti Demokratike më të bashkuar”.

Lexo edhe :   Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

“Peng Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk ia ka barë kush partisë atë që i bëri ky. Ndoshta ai kishte akumuluar ndaj meje, se unë çdo gjë i thoja, isha zëri juaj te ai. Por nuk e besoja se ishte kaq jo parimor dhe i pabesë. Pse SHBA vlerëson pabesinë? Po nuk fitove jep dorëheqjen, por kur të kanë marrë peng nuk të lejojnë që të japësh dorëheqjen. Uroj që të dorëzojë mandatin dhe të shkojë nga erdhi”, tha Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...