Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“S’ka spital COVID 3, por vetëm propagandë”, Basha thirrje mjekëve: Mos heshtni, do bëheni bashkëpërgjegjës

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“S’ka spital COVID 3, por vetëm propagandë”, Basha thirrje mjekëve: Mos heshtni, do bëheni bashkëpërgjegjës

Kryedemokrati Basha ngriti alarmin se dy spitalet COVID janë tejmbushur me të sëmurë, ndërsa spitali COVID 3, sipas tij është iluzion. Në një konferencë për mediat, ai bëri përgjegjës për situatën kryeministrin Edi Rama, ndërsa i bëri thirrje mjekëve që të reagojnë.

Teksa shigjetoi kryeministrin Rama, kreu i PD-së u shpreh se ai nuk ka asnjë plan, ndërsa thirrja e ditëve të fundit është për maskë, një gjë që për të është e papërballueshme për buxhetin e shqiptarëve.

Në vazhdën e akuzave, Basha u shpreh se infektimet janë rritur, dhe testimet kanë rënë. Kreu i PD-së u është drejtuar mjekëve që të mos heshtin, në të kundërt janë bashkëpërgjegjës për këtë situatë.

“Spitali COVID 3 nuk ka asnjë investim, nuk ka spital COVID 3, por vetëm propagandë. Ndërkohë që sipas ekspertëve, numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Kolapsi i sistemit shëndetësor për të përballuar shtrimet në spitale është realitet, jo paralajmërim.

Kriza e rëndë ka përfshirë çdo sistem të ekonomisë, që i ka bërë të varfrit të mjerë, shtresën e mesme të varfër. Sot po flasim për diçka dhe më akute, për shëndetin. Nuk ka marrë asnjë masë për këtë situatë që ka trokitur në derë. I është rikthyer ritualit të dërdëllitjeve, ndërsa për COVID ka vetëm një fjalë: “vini maskën”.

Ndërkohë që një në tre shqiptarë nuk ka lekë ta paguaj. Nuk ka asnjë zgjidhje, asnjë masë, asnjë plan. Ka folur për një paketë të tretë, por s’ka paketë të tretë.

Ka braktisur shëndetësinë, mjekët. Kemi theksuar që të merren masa për testime masive dhe sot është ‘Zëri i Amerikës’ që thotë se infektimet janë rritur me 15%, testimet kanë rënë, kjo është neglizhencë. Eshtë për ndjekje penale, por do ketë kohë për këtë. Rëndësi maksimale ka që të lërë dërdëllitjet dhe konferencat fiktive për shtyp, dhe të marrë masa për shëndetësinë.

Janë të parët për të vjedhur, për shëndetësinë mjaftohen me “vër maskën pse të vura gjobën”. Duhet të forcohet roli i mjekëve të familjes, dhe ata duhet të pajisen me masa mbrojtëse.

Përfshirja e mjekut të familjes do të thotë që ku ta zgjidhi qesen e t’i japi lekë mjekut të familjes. Dy spitalet COVID i ka plot, spitalet rajonale i ka jashtë funksionit, ç’a do bëjë ky? Do presi të infektohen të gjithë shqiptarët? Kjo është kriminale.

I kërkoj mjekëve dhe atyre fytyrave të njohura, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpërgjegjës për këtë masakër të heshtur, që ka përgjegjës vetëm një njeri që nuk ka marrë asnjë masë dhe pse është lajmëruar që kjo po vinte.

Duke qenë që COVID 3 ka mbetur iluzion, duhet urgjentisht të bëhet përgatitja për përkujdesje nga spitalet rajonalë për pacientët. Testimi i personelit mjekësor është lënë në mëshirë të fatit. Zonat ku përplasen personat e sëmurë, duhet të jetë me rrezikshmëri zero infektimi nga personeli shëndetësor”.

Tags: bashakoronavirusmjeketrama

TË LIDHURA

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO
Aktualitet

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

10:27 | 27/09/2025
Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah
Aktualitet

Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah

09:26 | 27/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta
Aktualitet

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Next Post
Alesia e vogël rrezikon të mos ecë më, ajo ka nevojë urgjente për ndihmë (VIDEO)

Alesia e vogël rrezikon të mos ecë më, ajo ka nevojë urgjente për ndihmë (VIDEO)

A mund ta zhdukë gripin distancimi social?

A mund ta zhdukë gripin distancimi social?

Rama jep lajmin e madh për fermerët: Do ulim çmimin e karburantit me heqjen e akcizës, naftë falas për ata që punojnë tokën

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Humbi jetën në një aksident tragjik, vëllai i Gjestit përcillet sot për në banesën e fundit
Showbizz

Humbi jetën në një aksident tragjik, vëllai i Gjestit përcillet sot për në banesën e fundit

by mirseda
10:39 | 27/09/2025
0

Me zemër të thyer, familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin sot lamtumirën Elidion Kelmendit, vëllait...

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

10:27 | 27/09/2025
Të tjerë persona në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew

Të tjerë persona në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew

09:29 | 27/09/2025
Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah

Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah

09:26 | 27/09/2025
Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

23:19 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com