E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Rama jep lajmin e madh për fermerët: Do ulim çmimin e karburantit me heqjen e akcizës, naftë falas për ata që punojnë tokën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka vendosur të ulë çmimin e naftës për fermerët. Në një konferencë për shtyp, ai ka bërë me dije se do të hiqet nga karburanti për prodhim bujqësor, akciza, taksa e qarkullimit dhe e karbonit.

Ai tha më tej se për çdo fermer që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara. Barra fiskale do të përjashtohet, dhe do të konvertohet në sasinë e konvertuar në bazë të kritereve, përmes një karte të veçantë për çdo fermer.

“Lajm pozitiv dhe i shumëpritur për fermerët dhe ka të bëjë me karburantin. Përpara se sa ta shpjegoj konkretisht, dua ta përsëris që nëse qeveria jonë në këtë fazë po hedh hapa të shumëpritur, në drejtim të njerëzve të punës, këtu kam parasysh zerimin e taksës mbi fitimin dhe TVSH për biznesin e vogël deri në 1 milion. Kam parasysh rritjen e pagave 40%  për mjekët dhe infermierët, për arsimtarët, ashtu sikundër kam parasysh një sërë investimesh për ekonominë. Kjo vjen si rezultat i faktit se reformat konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit i financave publike, rritja e konkurrencës e të ardhurave, kanë krijuar kushtet që ne ti bëjnë këto.

Nuk mund të bëheshin as vjet as parvjet, as 5 apo 7 vjet më parë, pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik mbi hapa që janë hedhur me radhë, për të ardhur në kushtet kur krijojmë një mundësi të re për vendin dhe për njerëzit.

Sot do të ndërhymë për të filluar një regjim të ri për karburantin në regjim bujqësor. Do të heqim nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit, nga karburanti do të hiqet edhe taksa e karbonit.

Lexo edhe :   "E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë
Lexo edhe :   Meta shpërndan dekorata në "21 Janar", Rama: Tallet me qytetarët!

Do të ulim gjysmë për gjysmë mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën, llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe dhe kulturat e deklaruara. Barra fiskale do të përjashtohet dhe do të konvertohet në sasinë e konvertuar në bazë të kritereve që thashë, përmes një karte të veçantë për çdo fermer”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...