E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

A mund ta zhdukë gripin distancimi social?

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Ishte hera e parë që fisi Sapanaua kishte kontakte më të tjerët. Takimi ndodhi në Parkun Kombëtar Serra do Divisor, një zonë e gjerë e pellgut të Amazonës në Brazilin Perëndimor. Ky është një vend ku armadilot gjigantë, tapirët dhe jaguarët enden të lirë dhe kur fiset indigjene jetojnë në atë mënyrë prej rreth 32.000 vjetësh.

Por për një fis të izoluar, gjithçka ndryshoi në vitin 2014. Disa anëtarë të Sapanauas u larguan nga vendbanimet e tyre, për shkak të sulmeve të dhunshme nga disa banda në zonën kufitare me Perunë. Ata bastisën fshatin e një fisi tjetër indigjen, që kishte kontaktuar dekada më parë me civilizimin modern.

Më pas, ata kaluan 3 javë në shoqërinë e FUNAI, një organ qeveritar që mbron njerëzit indigjenë nga bota e jashtme. Indigjenët e Amazonës janë një anomali në thuajse çdo aspekt. Ata flasin gjuhë antike pak të njohura sot, ndërsa disa prej të cilave nuk kanë fjalë për numrat, dhe madje as për ngjyrat.

Dhe ata janë gjithashtu midis komuniteteve të vetme në tokë, që nuk vuajnë nga sëmundjet që e mundojnë pjesën tjetër të njerëzimit. Disa fise nuk e kanë provuar sëmundjen e të ftohurës së zakonshme, gripit, ose sëmundjeve të tjera më të rrezikshme për jetën siç janë fruthi.

Për Sapanauan, kjo gjendje mori fund shumë shpejt, pas kontaktit të tyre të parë. Brenda disa ditësh, shumë prej tyre u sëmurën rëndë. Ata ishin prekur nga një infeksion i frymëmarrjes, ndoshta me grip. Kur fiset ekspozohen për herë të parë ndaj gripit, shkalla e vdekshmërisë është zakonisht jashtëzakonisht e lartë.

Por në këtë rast, fundi ishte i lumtur. Pjesëtarët e këtij populli të lashtë, u trajtua me barna dhe askush nuk vdiq. Dhe pas një periudhe të shkurtër karantine, ata u rikthyen në shtëpi te njerëzit e tyre. Me sa di dikush, ky ishte fundi i asaj epidemie gripale.

Prania e shoqërive pa sëmundjen e gripit, ngre një pyetje të rëndësishme: a mundet që pjesa tjetër e botës të shpëtojë ndonjëherë nga ky virus? Bota po hedh aktualisht disa hapa të parë drejt këtij qëllimi. Në janarin e këtij viti, që përkon me fundin e verës në Australi, ku vendi kishte 6.962 raste të konfirmuara me grip përmes testeve laboratorike.

Në atë kohë, Covid-19 ishte ende i njohur vetëm si “koronavirusi i ri” dhe kryesisht i kufizuar në Kinë. Zakonisht, pritet të ketë gjithnjë e më shumë raste me grip kur ditët bëhen më të shkurtra dhe afrohet dimri. Në vend të kësaj, ndodhi diçka e papritur.

Deri në prill pati vetëm 229 raste me grip – nga 18.705 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Covid-19 tashmë ishte përhapur në gjithë botën, duke infektuar në mënyrë kolektive më shumë se 1 milion njerëz, përfshirë kryeministrin britanik, dhe duke u përhapur në çdo kontinent përveç Antarktidës.

Në shumë vende ishin vendosur karantinat, larja e duarve ishte popullarizuar, dhe mbajtja e maskave ishte bërë e zakonshme, edhe pse kjo e fundit praktikohej ende më shumë në Azi sesa gjetkë. Deri në muajin gusht, u bë e qartë se sezoni i gripit në Australi ishte më i buti i regjistruar ndonjëherë.

Në përgjithësi, kishte më pak se 1/10 e infeksioneve të regjistruara në vitin 2019, dhe shumica dërrmuese e tyre ndodhën para ardhjes së pandemisë.

I njëjti model u vërejt edhe diku tjetër. Bashkë-drejtuesi i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve të Bartshme në Afrikën e Jugut (NICD), tha kohët e fundit për CBS News se vendi “thjesht nuk pati këtë vit një sezon gripal”.

Tani dimri ka mbaruar në Hemisferën Jugore dhe po fillon në atë Veriore. Dhe megjithëse jemi ende në fillim të sezonit, gjërat duken rrënjësisht të ndryshme nga sa janë zakonisht.

Lexo edhe :   “Digjet” Napoli/ Italianët kundër mbylljes, përplasen me policinë (FOTO)
Lexo edhe :   Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Që në shtator, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi se rastet e munguara me grip ishin një fenomen global, me nivele dukshëm më të ulëta se sa pritej, nga Afrika tropikale në Karaibe.

Sigurisht, ka shumë arsye të mundshme pse po ndodh kjo gjë. Por shumë ekspertë dyshojnë se shkaku është distancimi fizik dhe përmirësim i higjenës personale për shkak të pandemisë. Dhe duhet theksuar se njerëzimi nuk ka bashkëjetuar gjithnjë me gripin. Mendohet se e kemi marrë nga zogjtë e parë të zbutur rreth 10.000 vjet më parë, kur njerëzit filluan të braktisnin gjuetinë dhe fokusoheshin më shumë tek bujqësia. Për mijëvjeçarë, ai ishte i kufizuar në Botën e Vjetër, para se të përhapej në Amerikë me kolonizatorët e parë evropianë, të cilët sollën me vete shumë sëmundje të tmerrshme, përfshirë linë, fruthin, murtajën bubonike, malarjen, lebrën, shytat, tifon, kolerën, difterinë dhe ethet e verdha.

Asnjëri nga këta patogjenë nuk u eliminuan përgjithmonë deri më 8 maj 1980, kur Asambleja Botërore e Shëndetësisë e shpalli zyrtarisht botën pa sëmundjen e lisë. I vetmi patogjen tjetër njerëzor që është çuar deri në pragun e zhdukje është Sars. Përpjekja e parë u mbështet tek vaksinimi, dhe e dyta në gjurmimin e kontakteve.

Fatkeqësisht, asnjëra nga mënyrat nuk është aktualisht e zbatueshme për gripin. Edhe nëse do të mund ta eliminonim tërësisht virusin e gripit nga bota e zhvilluar, meqë na mungon imuniteti afatgjatë, gjithçka që do të duhej është vetëm një rast i vetëm që ai të kthehet menjëherë.

“Problemi i madh me gripin është që ai pëson ndryshime”- thotë Peter Palese, mikrobiolog dhe ekspert i viruseve RNA në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Mali i Sinait, SHBA. Virusi është gjithnjë në zhvillim, ndaj sistemet tona imunitare nuk janë në gjendje që ta njohin virusin për shumë kohë pasi jemi pastruar nga një infeksion.

Kjo do të thotë që mund të infektohemi sërish. Dhe sipas një vlerësimi, gripi prek deri në 10 për qind të popullsisë globale çdo vit. Gjë që na sjell tek lajmi i keq. Vetëm distancimi social nuk ka shumë të ngjarë që ta shtyjë gripin deri në kufijtë e zhdukjes.

“Edhe sikur të gjithë në Britani, SHBA dhe Kinë të mbajnë maska, kjo nuk do të thotë se po kështu bën edhe pjesa tjetër e botës. Dhe nga sa kemi parë në televizor, jo të gjithë në SHBA mbajnë maskë. Dhe përkundër numrit të ulët të rasteve të regjistruara këtë vit, do të ketë akoma xhepa të shoqërisë ku virusi do të përhapet normalisht”- thotë Palese.

Por edhe pse gripi nuk ka gjasa që të zhduket së shpejti, pandemia aktuale mund të ndikojë në mënyra të tjera tek ky virusi. Ja dy skenarë të mundshëm, njëri prej të cilëve është shumë më i dëshirueshëm se tjetri. Sidoqoftë, ekziston një mundësi tjetër.

Në realitet, ne nuk e dimë me siguri nëse distancimi social ka çuar në më pak infeksione nga gripi në të gjithë botën, apo thjesht vetëm në rastet e regjistruara. Nëse nuk e ka bërë, shkalla e evolucionit të tij mund të jetë kryesisht e pandryshuar. Kjo do të nënkuptojë që vitin e ardhshëm – kur distancimi social mund të jetë braktisur – pjesë të botës që aktualisht kanë më pak raste mund të goditen rëndë nga epidemitë e gripit.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/future/article/20201009-could-social-distancing-make-the-flu-extinct

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...