Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

BSH analizon arsyet e rënies se euros, si pritet ecuria

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
BSH analizon arsyet e rënies se euros, si pritet ecuria

Banka e Shqipërisë në raportin e politikës monetare të tremujorit të tretë të publikuar sot ka analizuar arsyet e forcimit të monedhës vendase ndaj euros katër vitet e fundit.

Ecuria e kursit është karakterizuar nga tendenca mbiçmuese gjatë katër viteve të fundit, veçanërisht kundrejt euros, e cila është dhe monedha më e rëndësishme e shkëmbimeve tregtare dhe financiare në vend.

Analizat e Bankës sugjerojnë se trendi mbiçmues i lekut ka qenë gjerësisht në linjë me zhvillimet makroekonomike. Ai është mbështetur nga rritja krahasimisht më e shpejtë e ekonomisë shqiptare kundrejt partnerëve evropianë, nga përmirësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë, dhe nga reduktimi i primit të rrezikut në tregjet e brendshme financiare.

Përtej trendit, ecuria e kursit shfaq dhe luhatje afatshkurtra, të cilat pasqyrojnë zhbalancime të përkohshme të kërkesës dhe të ofertës në tregun valutor. Një episod i ngjashëm ishte ai i gjysmës së parë të vitit 2018, ku rritja e përkohshme e ofertës solli pritje të njëanshme në tregun valutor dhe prodhoi, më tej, një çrregullim të funksionimit të tregut valutor dhe forcim të shpejtë të kursit të këmbimit. Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë rezultoi efektive në korrigjimin e sjelljes së tregut dhe ecuria e kursit iu afrua asaj historike. Mbiçmimi vjetor i lekut kundrejt euros erdhi në reduktim gjatë vitit 2019, duke arritur në 3.1% në periudhën maj-qershor, nga niveli maksimal prej 7.4% i shënuar në fund të vitit 2018.

Tremujori i dytë i vitit 2019 evidentoi sërish një forcim të lekut. Nisur nga sensitiviteti i shtuar që ka ky tregues, Banka e Shqipërisë vlerësoi shkaqet dhe faktorët e mundshëm që qëndrojnë pas tij. Konkluzionet e analizave tona sugjerojnë se: (i) mbiçmimi i kursit të këmbimit në tremujorin e dytë është në linjë me sjelljen sezonale të tij; (ii) faktorët fondamentalë nuk mbështesin forcim të shpejtë e të mëtejshëm të kursit, në ndryshim nga situata e vitit të shkuar; dhe, (iii) tregu valutor vijon të funksionojë në mënyrë normale. Konkluzionet e mësipërme do të argumentohen në vijim.

Sjellja sezonale

Në vitet e fundit, evidentohet një mbiçmim sezonal më i hershëm i lekut në muajt e verës. Kështu, forcimi karakteristik i lekut në sezonin e verës është zhvendosur pjesërisht nga muaji korrik në muajt qershor, maj, e deri-diku edhe në prill, çka përkon edhe me një fillim më të hershëm të sezonit turistik.

Mbiçmimi i kursit në këta dy muaj të tre viteve të fundit është më i lartë se mesatarja afatgjatë, por mbetet gjithsesi brenda intervalit +/- 2 devijime standarde rreth kësaj mesatareje. Në këtë kontekst, edhe forcimi i kursit gjatë tremujorit të dytë duket se përkon me një forcim sezonal më të hershëm të tij.

Ecuria e faktorëve fondamentalë

Zhvillimet e deritanishme në sektorin e jashtëm të ekonomisë sugjerojnë një moderim të mbiçmimit të kursit të këmbimit krahasuar me një vit më parë. Zgjerimi i deficitit të llogarisë korrente në tremujorin e parë të vitit  u shoqërua me nënçmim të lekut gjatë kësaj periudhe dhe reduktim të ndjeshëm të forcimit vjetor të tij. Për tremujorin e dytë të vitit, të dhënat mbi shkëmbimet tregtare tregojnë për zgjerim të mëtejshëm të deficitit tregtar, në mungesë të eksporteve të larta të energjisë në vitin e kaluar. Nga ana tjetër, të dhënat për hyrje-dalje të individëve për tremujorin e dytë II sinjalizojnë për një ndikim të moderuar të turizmit në mbiçmimin e kursit të këmbimit.

Funksionimi i tregut

Tregu valutor ka funksionuar brenda parametrave normalë. Si spread-et bid/ask, ashtu edhe luhatshmëria ditore e kursit, kanë qenë në nivele më të ulëta. Gjithashtu, treguesi i anshmërisë për mbiçmim/ nënçmim të kursit, i cili një vit më parë u rrit ndjeshëm, ka rënë gradualisht pranë nivelit optimal 1III. Këta tregues konfirmojnë se tregtimi i euros në treg ka reflektuar balancën e kërkesës dhe ofertës për euro, se niveli i pasigurisë së agjentëve të treg ka rënë, dhe se nuk ka pozicionime të njëanshme të tyre në kahun mbiçmues (apo nënçmues) të kursit.

Pritshmëritë

Banka e Shqipërisë pret që nisur nga këto premisa, mbiçmimi i kursit gjatë vitit 2019 të vijë duke u moderuar, me një efekt të reduktuar të këtij mbiçmimi në treguesit e tjerë makroekonomik.

Megjithatë, Banka parashikon që ndonëse me një probabilitet më të ulët se më parë, rreziqet mbi kohëzgjatjen dhe ndikimin e mbiçmimit të kursit të këmbimit dhe mbi qëndrueshmërinë e përmirësimit të kredisë, vijojnë të jenë të pranishme./Monitor

 

Tags: AnalizeBanka e ShqipërisëeuroRënia

TË LIDHURA

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup
Aktualitet

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë
Aktualitet

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

21:16 | 27/03/2026
Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura
Aktualitet

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

20:20 | 27/03/2026
Next Post
Rr.Elbasanit/ Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, 4 të plagosur

Detajet/ Tentoi të kalonte rrugën, makina përplas 54-vjeçaren nga Mirëdita

Video/ Nuk pranonin të largoheshin, kamioni shtyp protestuesit

Video/ Nuk pranonin të largoheshin, kamioni shtyp protestuesit

E la të luante me lodra, nëna gjen 3-vjeçarin të mbytur në vaskë

E la të luante me lodra, nëna gjen 3-vjeçarin të mbytur në vaskë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com