Bota

Video/ Nuk pranonin të largoheshin, kamioni shtyp protestuesit


               Publikuar në : 08:54 - 16/08/19 Enno

Po bëhen ditë tashmë që qytetarë të shumtë amerikanë po protestojnë kundër arrestimit të emigrantëve, të cilët u kapën nga autoritetet gjatë kohës që ata po punonin në një fabrikë.

Mirëpo një ngjarje rëndë është regjistruar pak orë më parë, teksa një makinë është futur mes një turme protestuesish, të cilët po manifestonin në një qendër ndalimi të ICE (Imigracionit dhe Doganave).

Kamioni ka plagosur disa nga protestuesit që ishin ulur në rrugë dhe refuzonin të largoheshin nga andej. Demonstruesit po protestonin kundër trajtimit të migrantëve në paraburgim të ICE.

Për më shumë shikoni pamjet e publikuara nga BBC.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT