Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të dialogojnë dhe të arrijnë një marrëveshje.
Në deklaratën e përbashkët, thuhet se rinisja e bisedimeve është e nevojshme për të dy vendet, me qëllim integrimin.
Për rrjedhojë, sipas tyre, që kjo gjë të arrihet, duhet që fillimisht Kosova të heqë taksën ndaj produkteve serbe, ndërsa kjo e fundit të ndërpresë fushatën për heqjen e njohjeve kundër Kosovës.
“Kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse.
“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, thuhet në deklaratë.