Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta-Berisha, beteja e fundit frontale kundër reformës në drejtësi (VIDEO)

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Meta-Berisha, beteja e fundit frontale kundër reformës në drejtësi (VIDEO)

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ishin vetëm një shkas që dyshja Meta-Berisha të prodhonte trazira në Shqipëri. Synimi real sikurse është përmendur shpesh, ishte sabotimi i reformës në drejtësi, një investim madhor kryesisht i Shteteve të bashkuara të Amerikës, por dhe i Gjermanisë.

Tashmë që ngritja e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit,që do të hetojnë shkeljet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, është e afërt, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpalli paraditen e të martës betejën frontale të tij dhe Sali Berishës, kundër reformës në drejtësi.

Dukshëm i nervozuar, kreu i shtetit denoncoi dukurinë e “Deep State” ose “shtetit paralel” në Shqipëri, nga një grup shqiptarësh dhe të huajsh, që janë të përfshirë në manipulimin e fshehtë ose në kontrollin e politikave qeveritare.

Meta tha se pjesë e këtij “shteti paralel” janë oligarkët e mëdhenj që mbështesin kryeministrin Edi Rama, drejtuesit e policisë që kanë lidhje të forta me krimin, mediat pranë qeverisë dhe diplomatët e huaj të akredituar në Shqipëri. Në krye të kësaj strukture qëndron sipas tij filantropi hungarezo-amerikan Xhorxh Soros.

Ky i fundit, është akuzuar shpesh për ndërhyrjet në politikën e vendeve të ndryshme, përfshirë Shqipërinë. Fondacioni i tij në Shqipëri, është perceptuar prej vitesh si një kundërshtar i hapur i ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe reforma në drejtësi, është denoncuar që në vitin 2016 nga portale pranë opozitës, por jo nga zyrtarët e lartë të saj, si e kontrolluar nga Sorosi, për të mbështetur Edi Ramën dhe ndëshkuar apo mbajtur nën shantazh rivalët e sotëm apo të nesërm politikë.

Por asnjë nga analistët në të djathtë, nuk ka arritur që të shpjegojë faktin se si ka mundësi që Sorosi vazhdon të ketë një ndikim kaq të madh në Departamentin Amerikan të Shtetit, duke caktuar në Shqipëri ambasadorë që mbështesin qasjen e tij, në kushtet kur prej 3 vitesh administrata amerikane drejtohet nga Donald Trump, kandidati i sulmuar egër prej filantropit, që mbështeste në zgjedhje rivalen demokrate, Hilari Klinton.

Duke ndjekur këtë linjë, edhe kryeministri shqiptar u përfshi në fushatën presidenciale, dhe sulmoi ashpër Trumpin në CNN. Kur ky fitoi, në Tiranë dhjetëra mbështetës të PD, përfshi dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezin, festuan gjatë në Rogner, dhe në sheshin para kryeministrisë, duke ngritur dolli me shampanjë për “fundin e afërt të Edi Ramës” në zgjedhjet e afërta parlamentare të vitit 2017.

Por siç është edhe logjike të mendohet, presidenti amerikan nuk pati as nge dhe as interes mbi fatin politik të Edi Ramës. Ndaj reforma në drejtësi, nisi të zbatohet në bazë të piketave që ishin miratuar nën presionin e ndërkombëtarëve që në korrikun e vitit 2016. Ajo është kritikuar shpeshherë si e njëanshme nga PD dhe LSI, që drejtoi Ministrinë e Drejtësisë në vitet 2013-2017, gjatë qeverisjes në koalicion me PS. Por vetëm kaq. Askush nuk ka guxuar të shkojë më tej, pasi nuk është lejuar nga amerikanët. Në funksion të mos humbjes së asnjë minute, Uashingtoni madje i njohu si të rregullta një palë zgjedhje vetëm me mazhorancën, dhe pa opozitën kryesore përballë.

SHBA ka dhënë kësisoj mesazhin se për momentin drejtësia në Shqipërisë, është më e rëndësishme sesa cilësia e demokracisë. Se një drejtësi e deformuar, si ajo e 28 viteve të fundit, ka shtypur vazhdimisht liritë dhe të drejtat më themelore të qytetarëve shqiptarë. Akuza e sotme për “shtet paralel”, janë shumë të njohura në Rumani. Shteti anëtar i BE-së që prej vitit 2007, që merret si shembull në luftën kundër korrupsionit dhe arrestimit të zyrtarëve të lartë.

Monika Makovei disa vite më parë dhe Laura Koveshi sot, kanë arrestuar dhe dënuar për korrupsion ish-kryeministra,ish-ministra dhe ish-presidentë, në të majtë dhe në të djathtë. Makovei, ka qenë kryetare e Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ajo është sulmuar shpesh nga mediat pranë PD si sorosiane, për shkak të qëndrimeve të saj të prera pro reformës në drejtësi, dhe kundër çdo lloj makinacioni politik që synon minimin e saj.

Zgjedhjet e 30 qershorit, u zhvilluan fatmirësisht të qeta dhe pa probleme. Por bojkoti i opozitës, dhe dorëzimi edhe i asaj pjese të pushtetit vendor që drejtonte, do të acarojë më tej situatën. SHBA dhe BE, u shprehën në deklaratat e tyre, se presin që tani “temperatura” politike të ulet, dhe palët të ulen në tryezën e negociatave për çështjet madhore të integrimit, dhe që mosmarrëveshjet t’i zgjidhin në rrugë institucionale.

Por Ilir Meta dhe Sali Berisha, që qëndron gjithnjë pas çdo vendimi publik të kreu demokrat Lulzim Basha, shpallën dje nisjen e një beteje frontale kundër “shtetit paralel” të drejtuar nga ndërkombëtarët. Por që në praktikë është një betejë kundër reformës në drejtësi.

Akuza për një “deep state” në Shqipëri janë të rënda, dhe kërkojnë prova konkrete. Ajo që shihet hapur nga një gjithë nuk është një komplot i fshehtë, por një organizim i hapur i një shteti paralel nga dyshja Meta-Berisha. Zgjedhjet lokale nuk do të njihen, kryebashkiakët në largim planifikojnë të rezistojnë fizikisht, dhe mos lëshojnë zyrat deri në datën 10 gusht.

Synohet mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe presidenciale, në një datë që nuk është njohur nga Kolegji Zgjedhor që certifikoi 30 qershorin, dhe që me gjasë nuk do njihet as nga Gjykata Kushtetuese. Në kushtet kur KQZ kontrollohet nga shumica, dhe infrastruktura mbështetëse mundësohet nga policia e shtetit, i bie që presidenti Meta të vërë në përdorim ushtrinë. Që sipas ligjit vihet në veprim përmes kryeministrit, ose të krijojë një KQZ paralele, një polici paralele. Në mënyrë që të garantojë mbarëvajtjen në zgjedhjet e 13 tetorit, ku do të marrin pjesë vetëm mbështetësit e opozitës PD-LSI.

Atëherë ngrehina institucionale e vendit, edhe ashtu me probleme siç është, do të shembej plotësisht, dhe bota do të gajasej më tej me çudirat shqiptare. Ilir Meta dhe Sali Berisha, kanë deklaruar se nuk i druhen drejtësisë. Por sulmi me gjasë final ndaj reformës në drejtësisë, dhe kundër kancelarive perëndimore, dëshmon për të kundërtën./ TIRANA TODAY

Tags: Amerikaedi ramailir metareforma ne drejtesisali berishazgjedhjet 30 Qershor

TË LIDHURA

Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje
Politikë

Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje

17:17 | 04/03/2026
Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur
Aktualitet

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

16:50 | 04/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

16:46 | 04/03/2026
Next Post
Rudina Hajdari: Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet, Balili trajtohet si i preferuari i gjykatës

"Konflikti Rama-Meta është personal", Rudina Hajdari flet për shkarkimin e Presidentit

Pjesëmarrje e ulët, por të qeta dhe paqësore/ Meta: Tani më duhet të “shpik” një dekoratë të re

Plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë, Meta letër Këshillit të Lartë Gjyqësor

Populizmi dhe faktori i frikës

Populizmi dhe faktori i frikës







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje
Politikë

Berisha thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 12 mars: Të bashkohemi në kryengritje

by mirseda
17:17 | 04/03/2026
0

Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin masivisht në protestë në 12 mars....

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Konflikt mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

16:50 | 04/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

LAJM I FUNDIT/ Dosja e Sterilizimit, GJKKO shpall vendimin për të pandehurit

16:46 | 04/03/2026
Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë me pistoletë në makinë

Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë me pistoletë në makinë

16:41 | 04/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimet në treg

Rritja e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimet në treg

16:27 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com