Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Populizmi dhe faktori i frikës

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Adrin Rocha “Open Democracy”

Çfarë kanë të përbashkët udhëheqësit politikë si Viktor Orban, Donald Trump, Jair Bolsonaro, Vladimir Putin, vëllezërit Kaczyński, Mateusz Morawiecki, Chavez, Maduro, Cristina Kirchner, Evo Morales, Matteo Salvini dhe Giuseppe Conte?

Të gjithë ata janë përkufizuar si “populistë”. Por, është e rëndësishme të pyetet nëse aktorët e përfshirë në raporte politike të ndryshme, mund të konsiderohen të gjitha si pjesë të së njëjtës kategori, edhe kur kanë qenë në pushtet në kohë të ndryshme.

Periudha nga viti 2000 deri në ditët e sotme, pasqyron jo vetëm rritjen e populizmit, por në disa raste edhe konsolidimin e këtyre regjimeve që mund t’i konsiderojmë “hibride”, si në Poloni, Rusi dhe Hungari. Sloganet e përdorura nga udhëheqësit populistë, kanë shfrytëzuar gjithmonë zhgënjimin ndaj globalizimit dhe ndaj rendit liberal të pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe më pas të konsoliduar me shembjen e Murit të Berlinit, dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Populizmi e ndërton pra identitetin e vet nga ajo që po ndodh në shoqëri. Por aftësia e udhëheqësve për të artikuluar dhe formuar pretendimet e tyre, përcaktohet nga morali i tyre. Sfida lind, kur kërkesat popullore përdoren në mënyrë të paskrupullt, diçka që po ndodh gjithnjë e më shumë në përgjigje të perceptimit të preferencave popullore, siç vërehet nga sondazhet e opinionit publik, një problem ky si për të majtët ashtu dhe të djathtët, si për liberalët ashtu edhe populistët.

Rezultati është që palët ofrojnë më shumë se sa kanë mundësi, për të përmbushur kërkesat e njerëzve. Kjo bën që ata që hartojnë strategjitë, të ndërtojnë një reagim bazuar tek instinktet më primitive. Nëse ata zgjedhin një strategji të tipit “çdo gjë lejohet”, duke lejuar çdo absurditet për të fituar mbështetjen e votuesve, dhe duke luajtur me anën më të errët të njerëzimit, atëherë politika siç e njohim deri tani, nuk do të ketë më kuptim.

Çështja themelore është pastaj nëse politika, siç e njohim deri tani, do të vazhdojë të jetë e vlefshme, ose nëse jemi duke parë tranzicionin e një politike të ndarë nga realiteti. Kjo pyetje bëhet më interesante, kur marrim në konsideratë listën e populistëve aktualë, asnjë prej të cilëve nuk ka shumë fuqi politike, por ka ende një shans për ta fituar atë, si Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon në Francë, Wilders në Holandë; Vox në Spanjë, dhe Alternativa për Gjermaninë, ose rasti i Brexit.

Ne po përballemi me një moment mbarëbotëror, kur po shfaqen lëvizje politike të fokusuara në ndjenjat e momentit. Pasojat e ndryshimeve ekonomike, dhe ndikimet e tyre në tregun e punës, kanë çuar gjithmonë në përçarje sociale dhe politike. Rëndësia e lëvizjeve të reja shoqërore, si feminizmi dhe grupet e minoriteteve, së bashku me një rend global dhe kozmopolit, kërcënojnë bazat që mbështesin liderë si Bolsonaro, Trump, Putin dhe Orban.

Por nëse diskursi i këtyre liderëve vazhdon të ushqehet nga aspektet më të këqija të shoqërisë, politikat publike do të përfundojnë duke u formuar nga ky lloj diskursi, siç po ndodh tashmë në Rusi, Itali, Hungari dhe Poloni. Jo të gjithë udhëheqësit e përmendur këtu kanë qenë në detyrë në të njëjtën kohë, por ekziston një lloj prirje.

Çavizmi në Venezuelë, i mishëruar nga Maduro së bashku me Kirchner në Argjentinë; Correan në Ekuador dhe Evo Morales në Bolivi, që formuan së bashku formuan një bllok populist rajonal në Amerikën Latine, midis viteve 2000-2015, kishin tiparet e veta.

Globalizimi është shndërruar në një kërcënim për të gjitha palët, ose për shkak të karakteristikave të tij progresive, ose për shkak se ai është i lidhur me kalbëzimin e strukturave patriarkale, ose për shkak të përparimit të pashmangshëm të teknologjive të reja dhe inteligjencës artificiale. Globalizimi përbën një kërcënim, për shkak se takimi me ‘tjetrin’, ushqen një frikë që rrjedh nga sfidat e globalizimit.

Sa për të parafrazuar Jorge Luis Borges, populizmi rrjedh nga një “terror i bashkuar”. Ndryshimet e shumta, një lloj dominimi politik në përgjigje të dilemave të punësimit dhe teknologjisë, dhe transformimit të paradigmave tradicionale, bashkëjeton me një krizë ndërkombëtare që është thelluar sumë që nga viti 2007, dhe në të cilën elitat liberale dhe atom socialdemokratike nuk kanë mundur që të gjejnë një zgjidhje./ TIRANA TODAY

Tags: frikaliderët botërorpolitikapopulizmi

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026
Next Post

Krimet e Rënda rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës, shtyhen me 3 muaj hetimet

Basha nuk njeh votimet e 30 qershorit, por tregon si mund të zgjidhet kriza

Nga rakia, te midhjet më të mira në Ballkan. 19 fakte rreth Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

by mirseda
22:45 | 08/06/2026
0

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në nje studio televizive ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ‘nuk është...

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com