Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Të papunë dhe pa shpresë”, të rinjtë: Mbarojmë shkollën, duam të jemi drejtorë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Të papunë dhe pa shpresë”, të rinjtë: Mbarojmë shkollën, duam të jemi drejtorë

Nga Anxhela Ferra

Papunësia vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore për të rinjtë në Shqipëri. Çdo vit universitetet e vendit nxjerrin me mijëra studentë, të cilët janë gati për tregun e punës. Por, ata shprehen se e kanë të vështirë të gjejnë një punë në profesionin e tyre. Kjo gjë shpesh herë i bën t’i drejtohen emigrimit. Si e vetmja mundësi për të pasur një jetë me të ardhura të sigurta. Të rinjtë thonë për Tirana Today shpresat i kanë shumë të pakta për të zënë një pozicion në profesion. Edhe në rastet kur kualifikimet i kanë të duhura, përsëri nuk vlerësohen në tregun e punës.

“Studimet nuk i kam mbaruar akoma, i vazhdoj për biologji detare. Momentalisht punoj në një call-center. Pasi të mbaroj edhe masterin mund të kem ndonjë shpresë të vogël për të gjetur punë. Sepse mesa na kanë thënë edhe pedagogët vetëm me diplomë bachelor në Shqipëri nuk çan dot.

Aq më pak të zësh një vend pune në administrata. Është bërë si në modë që më shumë ia del mbanë jashtë sesa në Shqipëri. Por, ende nuk e kam vendosur se çfarë do të bëj. Megjithëse do ta tentoj njëherë.”

“Me këto kushte që janë shpresat i kemi shumë të pakta për të filluar punë në profesion. Me shumë mundësi pas studimeve do të punoj një punë tjetër. Realisht në Shqipëri nuk ka punë, jo se të rinjtë janë përtacë. Pasi ka shumë studentë që pas mbarimit të studimeve me rezultate shumë të mira, nuk arrijnë të gjejnë punë.”

“Jam duke bërë një punë që nuk ka lidhje me studimet e mija. Pavarësisht se kam mbaruar me rezultate të shkëlqyera dhe kualifikimet janë të duhura, nuk kam gjetur asnjë opsion. Unë kam mbaruar për shkenca politike dhe me shumë sakrifica kam bërë master këtu, si edhe jashtë shtetit. Dhe ndërkohë jam në një profil komplet tjetër. Kontakti që ti të jesh pjesë e grupeve të tilla është shumë më i hapur jashtë sesa në këtu.”

“Asnjëherë në botë nuk do gjeja dot punë menjëherë pasi të mbaroja studimet. Ndoshta në një call-center, por që nuk do ta bëja. Ndaj edhe kam gjetur mundësinë të vetë-punësohem. Për tu fajësuar janë edhe të rinjtë, por edhe se realisht nuk ka vende pune në Shqipëri.”

Edhe pse papunësia është e lartë, kafenetë në vend janë gjithmonë plotë. Madje Shqipëria renditet një nga shtetet me numrin më të madh të kafeneve në botë. Kafenetë shqiptare, sidomos në kryeqytet, janë të mbushura plot me të rinj në çdo ditë të javës.

“Të rinjtë shqiptarë nuk kërkojnë mjaftueshëm punë. Të them të drejtën të gjithë ankohen se nuk ka punë, por kafet i sheh përherë plot. Njeriu duhet të fillojë nga diçka, ne duam të bëhemi drejtorë sapo mbarojmë shkollën. Të gjithë duam punën më të mirë, por ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jote. Para se t’ia kërkosh ndryshimin qeverisë, Bashkisë apo gjithë të tjerëve.

Unë bëj një punë të cilën e kam pasion. Punoj në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë e Sporteve. Edhe pse kam mbaruar ekonomi ndërkombëtare, duke qenë se isha sportiste zgjodha të punoj aty ku kam pasionin tim.”

“Unë kam mbaruar juridikun, por asnjëherë nuk kam kërkuar punë në profesion. Sepse më duket sikur nuk ka asnjë shpresë për të gjetur punë. Dhe të rinjtë që rrinë në kafe, mendoj se janë të pa motivuar. Unë personalisht, tani që e kam mbaruar shkollën më shumë kam qenë jashtë. E mendoj që edhe të emigroj, nga fakti që nuk ka punë këtu.”

Edhe në Kosovë situata duket se nuk ndryshon shumë nga Shqipëria. Edhe atje të rinjtë pasi mbarojnë studimet e kanë të vështirë të gjejnë punë, veçanërisht në profesion. Duke bërë që të rinjtë të kalojnë shumë kohë nëpër kafene.

“Tregu i punës për të sapo diplomuarit është tmerr. Njëjtë si këtu, nuk ka ndonjë dallim të madh midis Shqipërisë dhe Kosovës. Është shumë e vështirë të gjesh punë. Dhe kur nuk ka punë, sigurisht që të rinjtë do ta kalojnë kohën e lirë duke pirë kafe.”

“Unë tregun e punës në Kosovë nuk e kam parë hiç. Unë e kam parë në Gjermani. Kam mbaruar studimet bachelor për infermieri dhe tani punoj në një spital atje. Direkt sapo mbarova shkollën, fillova punë. Nëse do të jetoja në Shqipëri apo Kosovë asnjëherë nuk do të gjeja punë kaq lehtë. Do të kisha punuar për 300 euro dhe asnjë lloj sigurimi shëndetësor. Kurse atje e kam jetën e siguruar për veten dhe për fëmijën. Jemi rehat.”/ TIRANA TODAY

Tags: drejtoreemigrojnekafenekosovepa shpresëpapunësiapërtacëshkollënstudimettë rinjtëtregu i punes

TË LIDHURA

Reshjet e dendura të shiut në vend, rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në vend, rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë

18:14 | 06/01/2026
Has/ I mituri merr makinën e të atit dhe largohet nga banesa, policia në kërkim
Aktualitet

Has/ I mituri merr makinën e të atit dhe largohet nga banesa, policia në kërkim

17:58 | 06/01/2026
Përmbytjet në Kukës/ Rrezikohet shembja e urës në fshatin Orgjost, zona pa energji elektrike
Aktualitet

Përmbytjet në Kukës/ Rrezikohet shembja e urës në fshatin Orgjost, zona pa energji elektrike

17:37 | 06/01/2026
Next Post
Detajet/Policia e Shtetit kërkon ndihmën e homologëve grekë, për grabitjen në Rinas

Detajet/Policia e Shtetit kërkon ndihmën e homologëve grekë, për grabitjen në Rinas

Thellohen hetimet/Javën e ardhshme nis pyetja e drejtuesve të Rinasit

Thellohen hetimet/Javën e ardhshme nis pyetja e drejtuesve të Rinasit

Elvana Gjata lë pas të shkuarën, ja ku do ta shohim së shpejti

Elvana Gjata lë pas të shkuarën, ja ku do ta shohim së shpejti







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026




TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në vend, rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut në vend, rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë

by mirseda
18:14 | 06/01/2026
0

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë...

Loredana prek zemrat e ndjekësve me postimin e saj të fundit, momente të ëmbëla me…

Loredana prek zemrat e ndjekësve me postimin e saj të fundit, momente të ëmbëla me…

18:11 | 06/01/2026
“I kapëm në befasi”/ Trump: I ndërpremë energjinë gjatë operacionit për kapjen e Maduros

“I kapëm në befasi”/ Trump: I ndërpremë energjinë gjatë operacionit për kapjen e Maduros

18:03 | 06/01/2026
Has/ I mituri merr makinën e të atit dhe largohet nga banesa, policia në kërkim

Has/ I mituri merr makinën e të atit dhe largohet nga banesa, policia në kërkim

17:58 | 06/01/2026
Përmbytjet në Kukës/ Rrezikohet shembja e urës në fshatin Orgjost, zona pa energji elektrike

Përmbytjet në Kukës/ Rrezikohet shembja e urës në fshatin Orgjost, zona pa energji elektrike

17:37 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com