Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Gazetarët janë kërcënuar me vdekje”, Vasili: Rama mashtruesi më i madh që ka njohur vendi

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vasili nuk përmbahet ndaj Ramës: Nuk është vetëm i sëmurë, por edhe …

Raporti i “Reporterëve pa kufij” për lirinë e mediave, tregoi se Shqipëria kishte humbur 7 vende në renditje. Ish-kreu i Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se fakti që vendi ka rënë në -7 vende, tregon se liria e mediave ka rënë në greminë.

“Të tërë shqiptarët, ose nëpërmjet televizioneve, ose nëpërmjet mediave sociale tregojnë të vërtetën. Sipas “Reporterëve pa kufij”, Shqipëria ka rënë -7 vende për lirinë  e mediave. Pra ka rënë më poshtë, ka rënë në greminë,” shprehet Vasili.

Ish-deputeti i LSI sulmon edhe kryeministrin Rama duke e quajtur mashtruesin më të madh që ka njohur vendi, pasi ky i fundit u shpreh se në Shqipëri nuk ka media të shantazhuara.

“Njëkohësisht, raportet tregojnë qartë se çfarë mashtruesi është Edi Rama, ose mashtruesi më i madh që ka njohur ky vend thotë nuk ka media të shantazhuar, por çfarë thotë “Reporterët pa kufij”.

Pra edhe me vdekje janë kërcënuar që mos të nxjerrin në pah korrupsionin e qeverisë. Standardet rregulluese të medias janë rregulluar në emër të qeverisë. Çfarë ka bërë autoçensura? 80 % e gazetarëve nuk kanë më besim në aftësitë e tyre profesionale.”-u shpreh Vasili.

Deklarata e plotë për mediat, Petrit Vasili:

Të nderuar qytetarë, jemi në këtë komunikim së bashku për të ndarë një tjetër shqetësim madhor lidhur me të vërtetat që ndodhin në Shqipëri dhe të drejtat që çdo qytetar ka që t’i njohë këto të vërteta. Udha e vetme se ku këto të vërteta mund të kalojnë përveç kësaj foltoreje ku ne ndodhemi së bashku është e pazëvendësueshme udha e medias. Të tërë shqiptarët ose nëpërmjet televizioneve ose nëpërmjet rrjeteve sociale ose nëpërmjet gazetave ose mjeteve të tjera të komunikimit mësojnë të vërtetat, ndaj dhe liria e medias është e paçmuar në Shqipëri. Po çfarë ka ndodhur në Shqipërinë e qeverisur për fat të keq nga Edi Rama, në mënyrë të veçantë në këto dy vite mbas rrëmbimit të tepsisë dhe të timonit.

Sipas Reporterëve pa Kufij, pra organizatave objektive të paanshme Shqipëria ka rënë, e shikoni mjaft mirë të nderuar qytetarë, -7 vende për lirinë e medias. Pra ka rënë më poshtë, vete në greminë. Çdo të thotë -7 vende? Do të thotë që ju qytetarë nuk mësoni dot të vërtetat apo bëhet e pamundura që e vërteta të kapet për gryke që ju të mos mësoni dot çfarë ndodh me korrupsionin, me krimin e organizuar, me qeverinë që nuk lufton, por bëhet njësh me ta.

Por njëkohësisht këto raporte tregojnë qartë se çfarë mashtruesi qeveris sot vendin. Ky mashtrues i pacipë quhet Edi Rama dhe ta kuptoni këtë gjë të nderuar qytetarë po ua lë juve gjykimin duke cituar çfarë thotë Edi Rama dhe çfarë thonë organizata e reporterë pa kufij, e cila bën vlerësimin e lirisë së medias kudo në botë. Edi Rama si mashtruesi më i madh që ka qeverisur ndonjëherë këtë vend thotë: “Me këtë qeveri nuk ka media të shantazhuar dhe liri të mohuar”, këtë tha Edi Rama e kuptuam të gjithë qytetarët së bashku, por çfarë thonë Reporterët pa Kufij: “Sulmet mbi mediat, qoftë nga qeveria apo krimi i organizuar arritën shkallë të pashembullta në vitin 2018”, pra sulmet mbi mediat nga qeveria dhe nga krimi i organizuar arriti një shkallë të pashembullt, një fjalë të tillë nuk e kishim dëgjuar kurrë. “Gazetarët ishin cak i fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe përndjekjeve ligjore që sillnin frikësimin dhe pengimin e hetimit të korrupsionit”, pra dhe me vdekje janë kërcënuar që të mos nxjerrin në pah korrupsionin e qeverisë. “Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama e cilësuan median kazan dhe kryeministri bëri dhe ligj që t’u mbyllë gojën atyre. Aq më shumë e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, me emër dhe me mbiemër, siç po e citoj edhe unë, e cilësuan median kazan dhe kryeministri bëri edhe ligj që t’u mbyllë gojën atyre.

Aq më shumë, vazhdojnë Reporterët pa Kufij, standardet rregulluese janë manipuluar në emër të qeverisë dhe pronësia është përqendruar në duart e pak afaristëve të mëdhenj. Dhe çfarë ka bërë auto censura? Ka bërë që 80% e gazetarëve nuk kanë më besim në ardhmërinë e tyre profesionale. Pra një të drejte themelore të cilën ne e fituam si shqiptarë në vitin ’90, pra lirinë që të informohemi, që është dhe themeli, rrënja, baza e demokracisë, siç e shikon është shpërbërë. Goditja e Edi Ramës është përqendruar dhe tek pushteti i katërt tashmë, pasi ka rrëmbyer drejtësinë, pasi ka rrëmbyer Parlamentin dhe e ka kthyer në një shportë karavidhesh, ka rrëmbyer ekzekutivin dhe beteja e fundit është me media, me pushtetin e katërt, e cila është edhe dritarja ku shqiptarët mësojnë mbi të vërtetat. Ata që duhet të hetojnë mbi fajet e Edi Ramës nuk hetojnë për korrupsionin. Por nuk kanë turp, duke filluar nga Prokurorja e Përgjithshme kur bodigardët e saj dhunojnë njerëzit e medias siç ndodhi me gazetarin Salianji. Bënë që për herë të parë gazetarët të protestojnë përpara Prokurorisë. Gjë e pa ndodhur në historinë e pluralizmit shqiptar.

Sepse përfundimisht edhe ata që duhet të vigjilojnë mbi ligjin, të zbulojnë edhe korrupsionin e kryeministrit, të zbulojnë edhe sesi krimi i organizuar bëhet njësh dhe vjedh zgjedhjet, ata nuk hetojnë sepse janë dhe ata dhunues të medias, sepse edhe ata ja mbyllin gojën medias. Dhe mikrofoni i medias i shqetëson dhe i tmerron. Janë po ata që nuk hetojnë as mbi ata gazetarë që u dhunuan me bomba tymi, lëndë helmuese dhe me ujë me presion përpara Parlamentit, duke filluar nga gazetarët e njohur Erion Skëndo, Dorjana Bezat, të cilët u dhunuan pa asnjë shkak në mes. Dhe nuk ka as hetim as asgjë. Por ka hetim mbi protestuesit.
Pra gjithçka për të mbyllur gojën, gjithçka për të mos dalë të vërtetat. Por qytetarë jini të qetë. Këto të vërteta do të vazhdojnë të dalin pa ndërprerë. Dhe Edi Rama do të jetë gjithmonë e më keq e gjithmonë e më ngushtë në poshtërsinë që i bën këtij vendi. Të vërtetat janë te Unaza e Re. Të vërtetat janë tek Bregu i Lumit. Të vërtetat i citojmë ne nga foltoret e partive. Dhe nëse do të mbyllë një televizion, një media sociale apo një tjetër, nuk na ndërpresin dot që të gjithë këto letra në dorë ne të shkojmë derë më derë çdo qytetari e t’ia themi me qetësi dhe dalë nga dalë.

Por të gjithë duhet të shpëtojmë këtë liri themelore që Shqipëria duhet të mos zhytet më në një greminë dhe të mos izolohet në mënyrë të tmerrshme, ashtu siç duan ta izolojnë edhe fizikisht, duke bërë Europën që të na shikojë dhe të na imponojë vënien e vizave, ashtu edhe për atë varfëri e cila po dërrmon shqiptarët. Kjo liri është liri themelore. Po shkojmë në greminë dhe kemi përballë një mashtrues që nuk reflekton. Zgjidhja e vetme që Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve, është që të gjithë së bashku të mos pajtohemi kurrën e kurrës me këtë lloj dhunimi, rrëmbimi, cenimi, jo thjeshtë të demokracisë, por të jetës sonë.

Tags: gazetaretjanëkercenuarmadhmashtruesinjohurramaVasilivdekjevendi

TË LIDHURA

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë u vendos
Aktualitet

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë u vendos

09:31 | 24/09/2025
Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%
Ekonomi

Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

09:22 | 24/09/2025
Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

15:02 | 23/09/2025
Next Post
Merr fund pritja, Rama: Brenda muajit shpërndahet karta e studentit

Merr fund pritja, Rama: Brenda muajit shpërndahet karta e studentit

Qëlloi veten me armën e gruas, ndërron jetë 50-vjeçari

Qëlloi veten me armën e gruas, ndërron jetë 50-vjeçari

Aleati “hakmerret” ndaj Bashës: Ja pse e pranova mandatin e deputetit

Aleati “hakmerret” ndaj Bashës: Ja pse e pranova mandatin e deputetit

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Kremlini ka hedhur poshtë kritikat e presidentit amerikan Donald Trumpit
Bota

Kremlini ka hedhur poshtë kritikat e presidentit amerikan Donald Trumpit

by mirseda
09:37 | 24/09/2025
0

Kremlini ka hedhur poshtë kritikat e presidentit amerikan Donald Trumpit për cilësimin e ushtrisë ruse si një...

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë u vendos

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë u vendos

09:31 | 24/09/2025
Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

09:22 | 24/09/2025
Analiza: BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

Analiza: BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

09:13 | 24/09/2025
Supertajfuni Ragasa i afrohet Hong Kongut dhe Kinës, evakuohen rreth 2 mln banorë në Guangdong

Supertajfuni Ragasa i afrohet Hong Kongut dhe Kinës, evakuohen rreth 2 mln banorë në Guangdong

09:11 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com