Një nga arsyet, pse në shumë vende kundërshtohet dënimi me vdekje, është se drejtësia gabon jo rrallë. Clifford Williams ishte 34 vjeç, dhe nipi i tij Hubert Myers, vetëm 18 në majin e vitit 1976. Ata ndodheshin në një festë në Xheksonvil të Floridas, kur dy gra u qëlluan në një apartament aty pranë, njëra prej tyre për vdekje.
Të dy burrat me ngjyrë, u arrestuan shpejt, u gjykuan dhe u dënuan me burgim të përjetshëm. Të enjten e shkuar, shteti anuloi vendimin e tyre, duke i shpallur të pafajshëm dhe liruar nga burgu. Ata kishin pretenduar se një person tjetër, e kishte pranuar autorësinë e krimit, pasi ishte ndjerë keq që në vend të tij, ishin burgosur dy persona të pafajshëm.
Por asokohe, kërkesa për rishqyrtimin e çështjes, nuk ishte marrë parasysh. Williams dhe Myers, sot 76 dhe 61 vjeç u përqafuan të mallëngjyer kur dëgjuan vendimin e gjykatës, ndërsa Myers puthi tokën kur doli jashtë burgut.
“Jam, nervoz, pasi ndihem ende sikur jam i burgosur!”- shpreh ai, duke shtuar se kishte humbur gati 43 vite të jetës së tij, të cilat nuk mund t’ia kthejë më askush.
Gjithsesi, njerëzit e dënuar pa të drejtë në Florida, kanë të drejtë të kërkojnë nga 50.000 deri në 2 milionë dollarë dëmshpërblim nga shteti./ Përgatiti Tirana Today