E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Alpha dhe Filya, dy “gardianët” që mbrojnë selinë e Vladimir Putin

Quhet “Alpha” dhe ngrihet mbi kubenë e artë të Kremlinit, duke mbjellë panik mes sorrave që tentojnë të ulen në pemët përreth. Skifteri me krahë të shkurtër është vetëm njëri prej një dyzine zogjsh grabitqarë që “mbrojnë” selinë e pushtetit të presidentit Vladimir Putin në Moskë.

Turma të shumta fluturakësh mblidhen në kopshtin “Tainitsky” brenda mureve me tulla të kuqe të Kremlinit, tentojnë të kërcejnë nga pema në pemë dhe fluturojnë në hapësirën ajrore të Kremlinit.

Por, mjafton të lëshohet në “mision” grabitqari femër, 20-vjeçar, “Alpha”, sikurse edhe “kolegu” i saj “Filya”, që i përafrohet një shqiponje, dhe “të huajt e paftuar” largohen brenda pak sekondash nga selia e pushtetit rus.

“Synimi ynë nuk është që t’i heqim qafe shpendët e tjerë, por vetëm t’i trembim e t’i largojmë, në mënyrë që ata të mos arrijnë të krijojnë strehë këtu, të mos ndërtojnë fole”, thotë për AFP-në 28-vjeçari Alexei Vlasov, një prej trajnuesve skifterësh, me veshje speciale, nga shërbimi ornitologjik i Kremlinit, raporton Top Channel.

Njësia speciale e ngritur në vitin 1984 ka rreth një dyzinë zogjsh, përfshi këtu skifterë dhe një fajkua “peregrine”. Ajo është pjesë e Shërbimit Federal të Gardës.

Detyra e grabitqarit është të mbrojë Kremlinin, një nga fortesat më të vjetra mesjetare në Europë, që ka shërbyer si seli e carëve, udhëheqësve të ish-Bashkimit Sovjetik, e tashmë presidentëve rusë, e që është pjesë e Trashëgimisë Botërore të mbrojtur nga UNESCO.

Shpendët fluturues “mund të transmetojnë një numër të caktuar sëmundjes që janë potencialisht të rrezikshme për shëndetin e njerëzve”, sikurse “mund të dëmtojnë kubetë e arta duke i çukitur e duke shkaktuar vrima në to”, thotë Vlasov, teksa mban në duart e tij “Alphën”.

Personi që kujdeset për këtë njesi speciale thotë se ato mund të bëhen edhe “shqetësuese apo agresive” në bashkëveprim me njerëzit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u...

Lionel Mesi hyn në histori, fiton “Topin e Artë” nr.7

Lionel Mesi mbetet numri një i futbollit botëror, madje duke thyer rekorde e duke hyrë në histori si fituesi më i madh i kësaj...