Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Sondazhi/ Shpresa e vrarë po sjell boshatisjen e Shqipërisë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Sondazhi/ Shpresa e vrarë po sjell boshatisjen e Shqipërisë

Viti 1991 mbahet mend për eksodin e madh të shqiptarëve, të cilët “u ngarkuan” mbi një anije mallrash drejt Italisë.

Sigurisht, shkaqet kryesore të braktisjes së atdheut nga ana e shqiptarëve janë lidhur drejtpërdrejt me kushtet ekonomike dhe dëshirën e madhe për një jetë më të mirë, sidomos për fëmijët e tyre.

Por, politika e keqe në këto 28 vite ka bërë që largimi i shqiptarëve të vijojë edhe sot. Problemet ekonomike kanë çuar në vendim ekstrem të shumë familjeve: duke braktisur gjithçka që kanë, shtëpi, tokë apo të mira materiale dhe duke u larguar drejt një jete të re, për t’ia nisur nga zeroja.

Raste të tilla nuk janë pak, por me qindra mijëra. Ky fenomen është theksuar sidomos në tre vitet e fundit, ku shumë familje zgjodhën të emigrojnë si azilkërkuese.

Sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT, plot 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në periudhën 2011-2017, duke përbërë 53% të të larguarve, ndërsa në total nga vendi kanë ikur gjatë së njëjtës periudhë 317 mijë persona.

Një shifër relativisht e lartë, krahasuar me popullsinë në Shqipëri.

Por, cili ka qenë destinacioni i preferuar i shqiptarëve?

Pjesa më e madhe e kërkesave për azil janë përqendruar në Gjermani, ku sipas Eurostat ka pasur plot 90,335 kërkesa nga shqiptarët, ose 54% e kërkesave totale.

Përveç individëve që kanë aplikuar për azil është rritur edhe numri i të larguarve me kontrata pune drejt Gjermanisë, ku kryesisht janë larguar mjekë dhe infermierë, edhe për shkakun se ky shtet ka mungesa për profesionistë të tillë.

Por, një motiv akoma më i rëndë se ai ekonomik që po shtyn shqiptarët në largime masive, është shpresa e vrarë.

Përgjithësisht, të rinjtë janë pesimistë lidhur me të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe kryesisht shprehen se nëse do kishin mundësi, do të largoheshin nga vendi i tyre.

Bazuar edhe në statistikat e INSTAT, Shqipëria po shkon drejt plakjes, teksa çiftet e reja po martohen në moshë më të madhe dhe po lindin shumë më pak. Konkretisht, mosha mesatare në lindje në Shqipëri ka shfaqur një rritje konstante lineare me rreth 0,27 çdo vit, përgjatë periudhës nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Si pasojë, edhe qeveria u “detyrua” të ndërmerrte një nismë për bonusin e bebeve, që u zbatua nga 1 janari i 2019-ës. Kjo nismë konsiston në dhënien e një bonusi prej 400 mijë lekë të vjetra për çdo të lindur. Por, nëse i linduri është fëmijë i dytë në familje, bonusi rritet në 800 mijë lekë të vjetra, ndërsa, nëse është fëmijë i tretë, atëherë bonusi i lindjes është 1 milion e 200 mijë lekë.

Edhe kriza politike është një faktor i rëndësishëm që ndikon në vendimin e qytetarëve për të braktisur vendin për shkak të humbjes së shpresës se një palë politike mund të qeverisë me ndershmëri dhe do të sjellë ndryshim apo integrim në BE.

Tre forcat kryesore politike në vend janë deri diku të konsumuara, ndërsa Evropa dhe jo vetëm është tashmë toka e ëndërruar që në një formë a në një tjetër po bëhet realitet për mijëra familje shqiptare.

Sondazhi: Shumica e shqiptarëve do të preferonin të rrisnin dhe edukonin fëmijë jashtë vendit

Një tregues për vrasjen e shpresës së shqiptarëve që sjell largimin dhe braktisjen e atdheut është edhe një sondazh 1-ditor i kryer në faqen e Tirana Today.

Pyetjes “Nëse do kishit mundësi, ku do të zgjidhnit t’i rrisnit dhe edukonit fëmijët tuaj?”, votuesit e sondazhit tonë iu përgjigjën në këtë mënyrë:

22% – Në Shqipëri

78% – Jashtë vendit

Konkretisht, nga 833 vota në total, 183 vota kanë shkuar për opsionin “Në Shqipëri” dhe 650 vota kanë shkuar për opsionin “Jashtë vendit”./ TIRANA TODAY

Tags: boshatisjee vrarëshpresashqiperiasondazhi

TË LIDHURA

Zgjedhjet në struktura, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët
Aktualitet

Zgjedhjet në struktura, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët

10:32 | 21/03/2026
Blendi Klosi: Diferenca e madhe me PD në zgjedhje, rezultat politik! Shqiptarët na besuan
Aktualitet

Blendi Klosi: Diferenca e madhe me PD në zgjedhje, rezultat politik! Shqiptarët na besuan

10:18 | 21/03/2026
Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008
Bota

Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008

09:17 | 21/03/2026
Next Post
Shkarkoi njerëzit e Bushatit/Rudina Hajdari i kërkon llogari ministrit Cakaj

Shkarkoi njerëzit e Bushatit/Rudina Hajdari i kërkon llogari ministrit Cakaj

Armand Duka arrin akordin me trajnerin e ri të Kombëtares

Armand Duka arrin akordin me trajnerin e ri të Kombëtares

‘Fshesa’ në diplomaci/Rudina-Cakajt: Je i ri në këtë punë. Çfarë ndodhi me shkarkimet?

'Fshesa’ në diplomaci/Rudina-Cakajt: Je i ri në këtë punë. Çfarë ndodhi me shkarkimet?







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zgjedhjet në struktura, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët
Aktualitet

Zgjedhjet në struktura, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët

by mirseda
10:32 | 21/03/2026
0

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste tëShqipërisë, Blendi Klosi ka prezantuar një sërë detyrash dhe objektivash...

Blendi Klosi: Diferenca e madhe me PD në zgjedhje, rezultat politik! Shqiptarët na besuan

Blendi Klosi: Diferenca e madhe me PD në zgjedhje, rezultat politik! Shqiptarët na besuan

10:18 | 21/03/2026
Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008

Lufta dhe nafta “mbytin” tregjet, shqetësime për një përsëritje të krizave të viteve 2022 dhe 2008

09:17 | 21/03/2026
Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën

08:24 | 21/03/2026
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com