E premte, 3 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Shkarkoi njerëzit e Bushatit/Rudina Hajdari i kërkon llogari ministrit Cakaj

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, një ditë më parë nisi pastrimin e shërbimit diplomatik nga të emëruarit e Ditmir Bushatit. Ai ndërmori një reformë rrënjësore në Ministrinë e Jashtme, por këto lëvizje duket se nuk janë mirëpritur nga deputetja demokrate, Rudina Hajdari. Gjatë një deklarate për media, ai njoftoi dje se ka ikur koha e punësimeve përmes miqësive dhe krushqive.

Cakaj deklaroi se fillimisht kjo reformë do të prekë 20 zyrtarë, duke shtuar se pjesa tjetër e punonjësve do të transferohen për të vepruar sipas nevojave reale të punës.

Sakaq, sot, në një seancë dëgjimore me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, deputetja demokrate Rudina Hajdari i cilësoi këto shkarkime si të paarsyeshme, duke cënuar të drejtën e punës.

Lidhur me këtë qëndrim, një përgjigje ka ardhur nga Cakaj, ku e ka argumentuar pse ka ardhur kjo lëvizje. “Nuk kemi të bëjmë me 20 lirime nga puna. Për mua është e papranueshme, ju duhet të jeni të lumtur që po fillon reforma në shërbimin diplomatik. Është përpjekje për të rritur performancën dhe një reformë substanciale”.

Po kështu, ministri Cakaj ka vlerësuar edhe punën e paraardhësit, duke cituar se Bushati ka bërë një punë të vlefshme, ndërsa shtoi se është i gatshëm që të thellojë reformat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...