E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
1.5 C
Tirana

Armand Duka arrin akordin me trajnerin e ri të Kombëtares

Pas shkarkimit të Christian Panuccit, Federata Shqiptare e Futbollit është në kërkim të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare.

Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares, Besnik Hasi është shfaqur si një prej alternativave që mund të pasojnë italianin në pankinën e kuqezinjve. Mirëpo, burime të besueshme për “Panorama Sport”, kanë bërë me dije se 73-vjeçari Edi Reja, ka arritur një akord paraprak për të marrë drejtimin e Shqipërisë.

Trajneri i ri i Kombëtares është piketuar. Nga burime të besueshme të njerëzve që kanë informacione të sakta rreth çështjes, gazeta ka mësuar se trajneri italian, Edi Reja, ka arritur një akord verbal për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Gjithçka ka ndodhur në “shtëpinë e Skënderbeut”, ku edhe ka qëndruar ekipi kombëtar i grumbulluar.

Jo vetëm kaq, por të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër bisedë të presidentit Duka me trajnerin për të diskutuar edhe detaje të marrëveshjes, çështjeve që kanë të bëjnë me drejtimin e Kombëtares dhe shumëçka tjetër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...