Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Djegia e mandateve e gabuar”, zyrtarët gjermanë pas vizitës në Tiranë: Jemi pro protestave, por…

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Djegia e mandateve e gabuar”, zyrtarët gjermanë pas vizitës në Tiranë: Jemi pro protestave, por…

Christian Hellbach, i Ngarkuari për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossowski, i Ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, vizituan Tiranën. Pas përfundimit të kësaj vizite ata kanë dalë në një deklaratë publike ku u shprehën se protestat janë të rëndësishme, por dhuna është e papranueshme.

Gjithashtu zyrtarët gjermanë kanë deklaruar se dorëzimi i mandateve nga opozita është vendim i gabuar dhe se palët politike duhet të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit.

Deklarata:

Ne ishim sot në Tiranë dhe kemi zhvilluar biseda me Presidentin e Republikës Meta, Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm Lleshaj, Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Cakaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Tema e bisedave ishte situata aktuale e politikës së brendshme pas dorëzimit të mandateve nga opozita. I kemi dëgjuar me vëmendje argumentet e të gjitha palëve. Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në çdo demokraci. Dhe: E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme.

Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete. Shqipëria është, p.sh. në reformën e drejtësisë, në rrugë të mbarë. Kurse bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar.

Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor.  Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it,- të cilat u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ, kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar. Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh tanimë, që reforma zgjedhore të shkojë përpara dhe ka financuar ndër të tjera punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim.

Shqipëria duhet të zhvillojë instrumenta efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave  si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi.  Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre! Por kjo arrihet vetëm me një parlament funksional. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive, të punojnë në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore. Akuzat, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe përpunohen nga drejtësia dhe parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar për këtë.”

Tags: DjegiagabuargjermaneJemimandateveprotestavetiranevizitëszyrtaret

TË LIDHURA

Zbardhet bilanci tragjik: 3 viktima në Kanalin Anglez, mes tyre 2 fëmijë
Aktualitet

Zbardhet bilanci tragjik: 3 viktima në Kanalin Anglez, mes tyre 2 fëmijë

21:13 | 10/09/2025
Tragjike në Tiranë! 40-vjeçarja bie nga ballkoni, humb jetën në vend
Aktualitet

Aksident në Fier, makina merr përpara dy të moshuarit

20:40 | 10/09/2025
Tragjike në Durrës/ U fut në det për t’u larë, mbytet 16-vjeçari
Aktualitet

Tragjike në Durrës/ U fut në det për t’u larë, mbytet 16-vjeçari

20:21 | 10/09/2025
Next Post
“Shqipëria e palumtur”, flasin të rinjtë: Vendi drejt greminës, shqiptarët janë shumë kot

“Shqipëria e palumtur”, flasin të rinjtë: Vendi drejt greminës, shqiptarët janë shumë kot

Jashtë kostumit të politikës/ Majlinda Bregu kapet “mat” në rrugët e Tiranës (foto)

Jashtë kostumit të politikës/ Majlinda Bregu kapet “mat” në rrugët e Tiranës (foto)

Ndizet Shkodra, shikoni spektaklin e “Tifozave Kuq e Zi” (Video)

Ndizet Shkodra, shikoni spektaklin e “Tifozave Kuq e Zi” (Video)

JU REKOMANDOJMË

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025




TË FUNDIT

Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse
Bota

Mesazhet e ChatGPT që çuan 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes – zbardhen detaje tronditëse

by mirseda
21:33 | 10/09/2025
0

Prindërit e një 16-vjeçari nga Orange County, Kaliforni, kanë ngritur padi ndaj kompanisë OpenAI, duke akuzuar chatbot-in...

Qëllohet me armë aktivisti i famshëm konservator, Charlie Kirk, mbështetës i zjarrtë i Donald Trump

Qëllohet me armë aktivisti i famshëm konservator, Charlie Kirk, mbështetës i zjarrtë i Donald Trump

21:28 | 10/09/2025
Zbardhet bilanci tragjik: 3 viktima në Kanalin Anglez, mes tyre 2 fëmijë

Zbardhet bilanci tragjik: 3 viktima në Kanalin Anglez, mes tyre 2 fëmijë

21:13 | 10/09/2025
Tragjike në Tiranë! 40-vjeçarja bie nga ballkoni, humb jetën në vend

Aksident në Fier, makina merr përpara dy të moshuarit

20:40 | 10/09/2025
30 të plagosur në Pire, tramvaji përplaset me autobusin kur po zbrisnin pasagjerët

30 të plagosur në Pire, tramvaji përplaset me autobusin kur po zbrisnin pasagjerët

20:28 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com