E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Ndizet Shkodra, shikoni spektaklin e “Tifozave Kuq e Zi” (Video)

Stadiumi “Loro Boriçi” është epiqendra e të gjithë shqiptarëve sot, që i kanë sytë në përballjen kundër Turqisë, me Kombëtaren e cila luan sfidën e saj të parë zyrtare për vitin 2019.

Në rrugët dhe në lokalet e qytetit të Shkodrës, janë me mijëra tifozë të cilët kryefjalë në këtë ditë kanë ndeshjen Shqipëri-Turqi. Sakaq, pritet që deri në fillimin e takimit, numri i tifozëve të rritet edhe më shumë duke qenë se interesi është rritur ku të shumtë janë edhe tifozët të cilët kanë ardhur nga Kosova për këtë ndeshje të rëndësishme.

Natyrisht, ashtu siç ka ndodhur edhe në ndeshje të tjera më parë, këngët patriotike kumbojnë në qytet ndërkohë që tifozët nuk lënë pas as përgatitjet për këndimin e himnit të Shqipërisë. Pak orë më parë, tifozët ishin mbledhur para hotelit ku qëndron Kombëtarja, por policia i ka larguar duke lënë në qetësi futbollistët para ndeshjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...