Tirana pësoi një disfatë të papritur përballë Kastriotit në fushën e këtyre të fundit dhe në fund pati momente tensioni ku u përfshi edhe trajneri Mema. Bardheblutë kanë reaguar në mënyrë zyrtare për atë që ndodhi në Fushë-Krujë, duke ngritur akuza të rënda mbi gjyqtarin e takimit, Olsi Sokoli, duke e cilësuar arbitrimin skandaloz.
Klubi bardheblu shkon dhe më tej me akuzat e tyre, pasi bëjnë me dije se “xhaketa e zezë” ka fyer gjatë gjithë ndeshjes futbollistët dhe stafin e kryeqytetasve, ndërsa kërkojnë dhe reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve.
Reagimi i plotë – “Klubi i Futbollit Tirana denon ashper gjykimin skandaloz ne ndeshjen Kastrioti – Tirana. Pergjate 90 minutave te ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur te ndikoje ne rezultatin final te ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e me tej ka demtuar skuadren me vendimet arbitrare.
KF Tirana nuk eshte nxituar te dale ne konkluzione, por ka pritur per te ndjekur reagimet e te gjithe aktoreve dhe faktoreve brenda e jashte fushave te lojes si dhe analizuar pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetem, pa degjuar asistentet e tij, qe ne disa momente vendimtare te ndeshjes i kane kerkuar te marre vendime te drejta, teresisht te ndryshme nga cfare ai ka vendosur.
Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtaret e Tiranes dhe stafin teknik, jane nje tjeter argument qe bejne klubin te kerkoje nje denim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.
KF Tirana kerkon perjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli per nje gjykim te paprecedent, komunikim ofendues dhe perdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtareve te Tiranes.
Gjithashtu ftojme publikisht Shoqaten e Arbitrave, te reagoje kundrejt dhunes qe ne kete rast ushtroi nje gjyqtar futbolli perballe 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe te gjithe tifozeve bardheblu”, përfundon reagimi.