Tërheqja zyrtare e Iranit nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një situatë të paprecedentë në prag të turneut që do të mbahet në Amerikën e Veriut.
Vendimi u konfirmua nga ministri i Sportit, Ahmad Donyamali, i cili bëri të ditur se vrasja e liderit suprem dhe tensionet e larta me SHBA-në e bëjnë të pamundur pjesëmarrjen e tyre.
Ky bojkot vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme, duke lënë bosh një vend në Grupin G ku Irani do të përballej me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re.
FIFA tashmë po shqyrton opsionet sipas nenit 6.7 të rregullores, i cili i jep të drejtën të zgjedhë një zëvendësues sipas gjykimit të saj. Kandidati kryesor për të marrë këtë vend është Iraku, si skuadra e parë e mbetur jashtë nga zona e Azisë, por problemet logjistike dhe mbyllja e hapësirës ajrore në Bagdad mbeten një pengesë e madhe.
Në rast se Iraku nuk udhëton dot drejt Meksikës për fazën Play-off, Emiratet e Bashkuara Arabe shihen si alternativa e radhës. Ky zhvillim na kujton rastin e vitit 1992, kur Danimarka zëvendësoi Jugosllavinë në Europian, duke treguar se politika vijon të ketë një ndikim të fortë mbi sportin.















