Edi Rama reagoi përmes një videoje në Facebook në rubrikën “Përgjigja ime”, lidhur me rastin “Petro Nini”. Ai ka komentuar ngjarjen e lidhur me rastin e familjes dhe përplasjen një ditë më parë me forcat e policisë.
Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët i kanë kërkuar llogari për këtë rast, ndërsa disa të tjerë e kanë akuzuar për gjendjen dhe varfërinë e vendit.
Edi Rama ka zgjedhur që t’u përgjigjet disave prej tyre, si më poshtë:
Komentet e shkëmbyera në Facebook:
Komenti 1– Shko kap ato qe bejne Kate mbi Kate jo ato qe paskan bere shtese….Keni fytyre edhe flisni
Rama– Me fal po s’paske marre vesh asgje sepse s’ka asnje lidhje shtesa me ceshtjen ne fjale, po keshtu eshte kur e ke mendjen te fyesh tjetrin e jo te kuptosh ate qe te thote!
Komenti 2- Une sdi gje por te jetosh 20 vite e te diles ne ruge plus invalide po strehoj dikund ju ben nje shpi jo plat 3 dhoma aq e keni mundësinë
Rama- Natyrisht ti s’di gje se po te dije nuk do flisje pa lidhje
Komenti 3– Shikoje europen vec ne tv se kurre sdo hyshe ne te Po te vdes populli per buke
Rama– Ah e shkreta qe e ke vemendjen tek populli aq sa po i’a qan edhe hallin, nderkohe qe mendjen aha, e paske in tramonto a Venezia?
Komenti 4– Pse duhet tja mar pronen me dhun o Rama,ku esht mbeshtetja eshtetit aty,kur ata plerat shqyenin deren dhe policia ndalonte familjaret te hynin ne banesen e vet,Rama boll fjal por vepra,
Rama– E para ishte FJALA. FJALA ishte ZOTI. ZOTI ishte FJALA. Keshtu fillon nje liber i shenjte qe quhet Bibel! Tani nese ty fjalet nga nje vesh te hyjne dhe nga nje vesh te dalin, kjo nuk eshte me ceshtja ime dhe e vetmja gje qe une mund te te them, eshte ta degjosh edhe njehere ate qe kam thene! Fjalia “boll fjal” kur tjetri njerezisht te shpjegon me fjale, se me gishta nuk shpjegohen gjerat, eshte fyese edhe pse ti nuk deshe te me fyesh natyrisht!
Komenti 5– Hetime gjyqetareve dhe sekuestro te pasurive te pa justifikuara. Kete mund ta beje qeveria.
Rama: me fal ti ku jeton, ne hene apo ne Shqiperi?! Ta bej kete pyetje sepse nderkohe ne Shqiperi po ndodh hetimi i pasurive te gjykatesve dhe jane bere mbi 60 qe jane sikterisur nga sistemi per shkak te pasurise se pajustifikuar! Ndersa qeveria qe ta marresh vesh ti, nuk heton gjykates dhe nuk sekuestron pasurite e gjykatesve, sepse nuk jetojme ne komunizem sikunder edhe ta kam shpjeguar, sepse kete teme e kemi mbyllur ne vitin 1991!