E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Deputetja e PS: Protestat e opozitës rrezikojnë integrimin në BE

Deputetja e PS, Senida Mesi ishte e ftuar ne studion e lajmeve të “Fax News”; e pyetur se si është të punosh pa opozitën, ajo është përgjigjur se janë në pritje të plotësimit të vakancave nga deputetët e rinj, që Kuvendi të kthehet në vendin ku forcat politike të debatojnë, të shpalosin platformat, në mënyrë që të arrihet një normalitet si dhe për të arritur shumicën e cilësuar.

“Shpresoj që Parlamenti të kthehet në vendin ku partitë politike të debatojnë, kuvendojnë dhe shpalosin platformat që të bëhet më e mira për shqipërinë. Po presim që të plotësohen vakancat që lanë ish-deputetët, jemi në pritje të betimit të deputetë të rinj  për të arritur një normalitet si dhe për të arritur shumicën e cilësuar. Pasi  kjo shumicë na duhet të për të votuar ligje të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi”.

Gjithashtu, Mesi theksoi se drejtësia e re do të ngrihet dhe të gjithë ata deputetë ose ish-deputetë kanë shkelur ligjin të paktën një herë do u duhet të ndihen të frikësuar.

Sa u përket protestave të opozitës së bashkuar, deputetja e PS është shprehur se protesta është një akt demokratik, por ka shtuar se njëkohësisht po na rrezikojnë integrimin për në Bashkimin Europian.

“Protestat e opozitës janë legjitime pasi janë shumë të rëndësishme dhe normale në vendet demokratike. Jemi përpara pritjes së përgjigjies për në Bashkimin Europian por fakti që nuk kemi opozitën në Parlament, kjo na rrezikon integrimin në Bashkimin Europian”u shpreh Senida Mesi.

Lexo edhe :   Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...