Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Delegacioni i PE i njëanshëm”, qytetarët: Opozita është kundër integrimit në BE (VIDEO)

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Delegacioni i PE i njëanshëm”, qytetarët: Opozita është kundër integrimit në BE (VIDEO)

Ndërkohë që në muajin qershor pritet të jepet vendimi në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, situata politike në vend ka hyrë në krizë. Përballë largimit të opozitës nga Parlamenti dhe paralajmërimit për protesta dhe mos bindje civile, është qeveria e cila e ka bërë të qartë se nuk pranon të hyjë në zgjedhje të parakohshme.

Kjo deklaratë u mbështet edhe sot nga delegacioni i Parlamentit Evropian. Kryesuesi i delegacionit të PE, Tunne Kelam u shpreh se “qeveria është legjitime dhe se qeveria e përkohshme do të ‘dëmtonte përqendrimin që duhet të keni (partitë) për hapjen e negociatave”.

Tirana Today pyeti qytetarët se çfarë mendimi kanë ata për këto deklarata dhe nëse sjellja e politikës shqiptare do të ndikojë në negociatat e Qershorit. Një qytetarë dënon qëndrimin e delegacionit të Parlamentit Evropian, duke thënë se kështu i kanë mohuar të drejtën opozitës për tu ankuar për probleme që janë reale për Shqipërinë.

“Dënimin e dha që sot BE-ja, nuk ka dënim më të madh se ky sot. Ata nuk pranojnë e nuk njohin asgjë. Shqiptarët dhe veçanërisht pjesa politike nuk kanë të drejtë as të ankohen. Sepse qenka pragu për zgjedhjet a pranimin në BE. Nuk pranoheshin asnjë nga ato të meta që ekzistojnë këtu dhe që opozita i ngre e ne i kemi pranuar që ekzistojnë.”

Ndryshe mendon një tjetër qytetarë, i cili thotë për Tirana Today se delegacioni nuk mbajti qëndrim të njëanshëm, por ishte objektiv.

“Nuk ka të tilla gjëra apo njëanshmëri Bashkimi Evropian. Ato kanë objektivitet, të thuhet gjëja siç është, qoftë e zezë apo e bardhë. Është e garantuar që në qershor do të hapen negociatat, reforma në drejtësi do të shkojë aty ku duhet, këta do të hyjnë në Parlament se nuk kanë ku të shkojnë edhe Shqipëria do të rregullohet.”

Teksa një pjesë fajësojnë veprimet e opozitës e të tjerë të mazhorancës, përsëri shqiptarët janë pesimist për hapjen e negociatave me BE-në në qershor.

“Më keq seç e kanë bërë, nuk ka ku të shkojë më. Ne duam shumë të hyjmë në negociata, por nuk besoj se kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt.”

“Ky i gjati do të bëjë diçka, por nuk duan këta të tjerët nuk e lënë. A dole prej Parlamentit ti, ik tani nuk ke më punë. Nuk të përzuri njeri, ike vetë. Përplasu aty në sallën e Kuvendit dhe jo të prishësh e djegësh. Bota nuk do t’ia dijë, ato duan veç të na gllabërojnë.”

“Në prag të integrimeve evropiane çdo veprim qoftë i opozitës apo i mazhorancës, nëse nuk është koherent me politikën ndërkombëtare është i gabuar. Kërkesa e popullit është që të integrohemi, por politika e në këtë rast opozita është kundër integrimeve.”

“Për të hyrë në BE janë vetë politikanët që e kanë bllokuar. Më mirë të bëhen zgjedhje të parakohshme dhe të mbyllet ky muhabet, të fitojë ai që zgjedh populli.”/TIRANA TODAY

Tags: bashkimi evropiandelegacioniintegrimikunderopozitaParlamentit Evropianqytetaret

TË LIDHURA

Të dehura në timon, policia e Tiranës arreston dy shoferët. Pranga edhe 46 vjeçarit
Aktualitet

Të dehura në timon, policia e Tiranës arreston dy shoferët. Pranga edhe 46 vjeçarit

16:48 | 26/12/2025
SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”
Aktualitet

SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

16:21 | 26/12/2025
SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku sfidon drejtësinë, shfaqet duke festuar
Aktualitet

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku sfidon drejtësinë, shfaqet duke festuar

15:05 | 26/12/2025
Next Post
Dembele i “jep fund” karrierës së yllit madrilen (Video)

Dembele i “jep fund” karrierës së yllit madrilen (Video)

Makina përplas dy gra dhe dy fëmijë, një e vdekur pranë Gjirit të Lalzit

Makina përplas dy gra dhe dy fëmijë, një e vdekur pranë Gjirit të Lalzit

Detajet/Motrat me fëmijë aksidentohen te “Gjiri i Lalzit”, njëra humb jetën

Detajet/Motrat me fëmijë aksidentohen te “Gjiri i Lalzit”, njëra humb jetën







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Të dehura në timon, policia e Tiranës arreston dy shoferët. Pranga edhe 46 vjeçarit
Aktualitet

Të dehura në timon, policia e Tiranës arreston dy shoferët. Pranga edhe 46 vjeçarit

by mirseda
16:48 | 26/12/2025
0

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35...

SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë të përfshire në dosjen “Balluku”

16:21 | 26/12/2025
SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku sfidon drejtësinë, shfaqet duke festuar

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku sfidon drejtësinë, shfaqet duke festuar

15:05 | 26/12/2025
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e ‘reklamonin mallin

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e ‘reklamonin mallin

14:54 | 26/12/2025
Po vendoste disa panele diellore, bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 27-vjeçari

Po vendoste disa panele diellore, bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 27-vjeçari

12:51 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com