Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë, pranë Gjirit të Lalzit në Durrës. Një mjet tip fouristradë ka përplasur dy gra dhe dy fëmijë. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë një nga gratë, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.
Sipas burimeve, gruaja mbërriti në spital pa shenja jete, ndërsa të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen detaje të tjera rreth aksidentit, e ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.