Banorë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, kanë depozituar një kërkesë-padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ndaj Bashkisë së Durrësit, pasi nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk ka ndërhyrë në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Porto Romano.
“Paditësit kanë të gjithë interes të ligjshëm në paraqitjen e padisë përpara Gjykatës, duke qenë se Bashkia Durrës, me veprime aktive, në mungesë të plotësimit të kushteve ligjore, ka lejuar që në Spitallë të krijohet një vendgrumbullim mbetjesh, dhe megjithëse i është paraqitur një kërkesë me shkrim nga paditësit, nuk ka marrë asnjë masë për mbylljen dhe rehabilitimin e këtij lendfilli”, thuhet në kopjen e padisë të siguruar nga “DurrësLajm”.
Mësohet se çështja do të gjykohet nga gjyqtarja Klodiana Veizi, ndërsa veprimet përgatitore janë kryer më 27 shkurt 2019./ durreslajm