“7×7=42”, Basha lëshon gafën e radhës (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë me ndjekësit një video ku kreu demokrat po jep një intervistë ‘live’. Në video dëgjohet kryedemokrati Basha, teksa thotë që ‘Rama e ka refuzuar këtë debat që në vitin 2011, e po bëhen dy dekada’. Pas kësaj deklarate, Balla nuk ka nguruar të bëjë ironi.

“Në çdo moment jam i hapur për debat. Po ju e dini fare mirë që prej vitit 2011, z. Rama ka refuzuar të dalë në debat. Dekada e dytë që refuzon që të dalë në debat”, shprehet kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Lidhur me këtë intervistë, Balla nuk nguron që edhe të tallet. Ja se çfarë ka shkruar ai bashkëngjitur videos në fjalë:

7×7=42 paska lëshuar një gafë tjetër, edhe pse nuk i bën më përshtypje askujt.

Nga viti 2011 paskan kaluar dy dekada🙈🙈🙈

E sigurtë që ky nuk e ka nga karantina.

#Qëndroninështëpi🤗