Pëllumb Pipero e thotë LIVE në emision: Do doja të kisha rënë në kontakt me koronavirusin

Mjeku Pëllumb Pipero tashmë është kthyer në një personazh, në këtë periudhë pandemie. Falë profesionalizmit ndër vite, ai tashmë është edhe burimi më i sigurtë.

Ai po kështu nuk kursehet edhe me këshillat e vyera, ndërsa qytetarët duan të dinë më shumë lidhur me këtë situatë të vështirë në të cilën po jetojmë.

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka çuditur me deklaratën e dhënë në një lidhje LIVE për ”News24”. Pipero u shpreh se ka kryer testin, dhe doli negativ. Por mjeku thotë se do dëshironte të binte në kontakt me koronavirusin.

”Po, e kam bërë testin, jam negativ akoma. Por do doja të isha pozitiv, të kisha rënë në kontakt me koronavirusin”, tha Pipero.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar sot shifrën më të lartë të të prekurve ditët e fundit. Janë 34 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar në 712 numrin total të personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri.