Meta kosit barin në oborrin e vilës luksoze, ndjekësit e ‘masakrojnë’ me komente (FOTO)

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, teksa është duke kositur barin rreth vilës ku po rri në këtë përiudhë pandemie. Kjo ditë izolimi e ka gjetur kreun e shtetit duke u marrë me oborrin.

Teksa uron një fundjavë të mbarë kur e gjithë Shqipëria është në izolim për shkak të koronavirusit, ndjekësit kanë shpërthyer me një mori komentesh fyese.

Sikundër duket nga video-ja në fjalë, presidenti Meta po e shijon natyrën. Por një mori komentesh kritike i janë drejtuar atij.

Duket se vendi nuk po gjen qetësi lidhur me situatën me koronavirusin, ku brenda 24 orëve janë shfaqur 34 raste. Shqipëria vijon që të jetë e izoluar.