Politikë

15 viktima nga tërmeti në Turqi/ Cakaj: Jemi pranë vëllezërve tanë turq


               Publikuar në : 22:40 - 24/01/20 B H

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë, duke shkaktuar 15 viktima e qindra të plagosur.

Përmes një postimi në Twitter, Cakaj shprehet se është thellësisht i shqetësuar për tërmetin që la pas shumë viktima në Turqinë lindore. Ai shton se në këto momente të vështira Shqipëria qëndron pranë Turqisë.

“I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë. Lutemi për Turqi”, shkruan Cakaj.

Kujtojmë se Turqia ishte një ndër vendet e para që kanë ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT