20 viktima dhe 1015 persona të plagosur është bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi Turqinë. Mediat vendase bëjnë me dije se deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona.
Pas tërmetit të fortë, u regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga 2.4 deri në 5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.
Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë, pasi ndodhet në disa linja aktive të pllakave tektonike.