Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Nga: Andi Bushati

Vizita e presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani mund të shënohet pa frikë si një nga më të tensionuarat që një kryetar shteti ka kryer në këtë vend ndoshta që nga koha e Nikita Hrushovit.

Askush më parë, po askush, nga Serbia apo nga Greqia qoftë, nuk ka ndërmarrë ndonjë udhëtim zyrtar, për të masakruar politikat e ndjekura nga një njeri i vetëm.

Asnjë shef shteti apo qeverie nuk ka zbarkuar në Tiranë me një paketë kundëershtuese ndaj të gjitha qëndrimeve të lidhura me Kosovën, që një shumicë parlamentare ka imponuar në politikën e jashtëme të këtij vendi.

Po të qëmtohen me vëmendje mesazhet duket sikur Vjosa Osmani ka nisur rrugën drejt Tiranës, jo për të forcuar marëdhëniet mes dy vendeve, por për të asgjesuar Edi Ramën.

Ajo lëvizi çdo gur për të theksuar se afërsia e kryeministrit tonë me Aleksandar Vuçiçin, po e pengon dënimin e genocidit serb të kryer në kohën e Millosheviçit. Deri këtu, kjo qasje, ndonëse e vë në vështirësi të madhe Ramën, duke kërcënuar planet e përbashkëta që ai ka thurur me presidentin serb, për të sunduar të dy rajonin, mund të duket e drejtë dhe racionale. Në situatën ku gjendet, me liderët aktualë të UÇK-së të burgosur në Hagë, Prishtina është në drejtën e saj të kërkojë nga Shqipëria ndihmë në ribalancimin e situatës dhe mbështetje ndërkombëtare.

Pra, ndonëse Edi Rama do paguante gjithçka për ta shmangur adresimin publik të kësaj kërkese, një president i Kosovës ishte i dënuar ta artikulonte publikisht atë.

Por, e keqja është se në axhendën e Vjosa Osmanit, nuk qe vetëm kërkesa për dënimin e genocidit serb.

Ajo u pasua, aty për aty, me një tjetër kritikë të ashpër ndaj një çështjeje të cilës Edi Rama i ka vënë gjoksin. Ajo u kujdes të theksojë se mini-shengeni ballkanik i shërben më shumë Serbisë sesa dy vendeve tona. Ajo e tha këtë pikërisht në Tiranë, në të njëjtin vend ku pak muaj më parë Vuçiç e fshikulloi mikun e tij Edi, se kompleksohej nga liderët e Prishtinës për të mbrojtur këtë projekt të së ardhmes.

Pyetja që shtrohet është a mund ta evitonte Vjosa Osmani këtë thikë të dytë në shpinë ndaj Ramës? A mund ti kërkonte ajo llogari mbrojtësit të kësaj ideje në Shqipëri, kur qeveria e Prishtinës dhe shumica e partive politike që e mbështesin atë, kanë nënshkruar pro saj në zyrën ovale, në prani të Donald Trump?

Provë se presidentja në detyrë e Kosovës nuk tregoi asnjë dashamirësi për ta kursyer kryeministrin tonë ishte edhe fakti se ajo nuk harroi të dënojë aventurën e e zgjidhjes së konfliktit shqiptaro serb, përmes shkëmbimit të territoreve. Atë që Rama dikur e quajti si një mundësi që të jepet njëherë në jetë, për hir të së cilës ia vlente të kundërshtohej edhe Anxhela Merkel, Osmani e etiketoi si “të tmerrshme”, pa harruar të shtojë se ajo shpërblente Serbinë që ka kryer genocidin që këtej nga anët tona po rrefuzojnë ta njohin.

Pyetja tjetër që shtrohet është: A e shmangte dot Vjosa Osmani rihapjen e kësaj teme që tashmë të gjithë e pranojnë se është tejkaluar dhe nuk përbën më rrezik? A shërbente për gjë tjetëër shtimi edhe i kësaj çështjeje në paketë, veçse për të goditur Edi Ramën?

Natyrisht renditja e këtyre fakteve nuk të lejon të kesh asnjë mëdyshje për qëllimin e vërtetë të vizitës së saj. Duke nxjerrë para publikut duart e lidhura të Tiranës zyrtare për të dënuar genocidion serb, duke denoncuar rolin e saj për mini -shengenin dhe përfshirjen në aventurën e ndryshimit të kufijve, Vjosa Osmani e vizatoi cullak Edi Ramën.

Për ato që tha dhe qëndrimet që mbrojti, askush nuk mund ta akuzojë atë për hipokrizi dhe gënjeshtër. Ajo çka na përplasi në fyryrë është e vërteta që se luan as topi.

Por ka një problem. Gjithçka do të ishte OK, sikur ato ti thoshte qoftë një intelektual i pavarur, apo qoftë edhe një politikan kryetar partie. Ndërsa, kur ato artikulohen nga goja e kryetarit të shtetit të Kosovës, pesha është tejet më e rëndë. Sepse askush më parë, asnjëherë, nuk ka zbarkuar në Tiranë duke përdorur të tilla tone dhe me një axhendë kaq të qartë për goditjen e një njeriu të vetëm.

Këtë e bëri Vjosa Osmani duke përmbysur raportet e brishta mes lirisë për të thënë të vërtetën dhe vetëpërmbajtjes që obligon arsyeja shtetërore. Pasi pavarësisht se ndoshta Edi Rama e meriton përmendjen e të gjitha atyre që u thanë, konkluzioni që do të mbahet shënim nga kjo vizitë është shumë i rëndë. Ai dëshmon se qeveria e Tiranës është vënë në shërbim të Serbisë kundër interesave të Kosovës. Dhe kjo është tepër për të qenë në axhendën e takimit të çdo kryetari shteti. Aq më tepër kur miku vjen nga Prishtina.

Tags: ANDI BUSHATIopinionVjosa Osmani

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Paralajmërimi: S’ka vaksina anti-covid për vendet e varfëra deri në 2024

Paralajmërimi: S’ka vaksina anti-covid për vendet e varfëra deri në 2024

Foto/ Kryeministri Rama takohet me Presidenten Osmani

Foto/ Kryeministri Rama takohet me Presidenten Osmani

Pas Covid-19, Italia tronditet edhe nga lëkundjet sizmike

Pas Covid-19, Italia tronditet edhe nga lëkundjet sizmike

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

by mirseda
16:07 | 17/07/2025
0

Gjykata e Larte ka vendosur mospranim te rekursit per masen e sigurise arrest me burg per Francesco...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosur pranë stadiumit të qytetit

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosur pranë stadiumit të qytetit

15:54 | 17/07/2025
Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

15:33 | 17/07/2025
Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

Vlorë, gjendet arma e zjarrit e përdorur nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

14:54 | 17/07/2025
Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

Shqetësime shëndetësore në burg, Erion Veliaj dërgohet në spital. Kryebashkiaku i nënshtrohet ekzaminimeve

14:35 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com