pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetsuperbetingrandpashabetjojobetmeritkingdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinobetzulamatadorbetpashagamingdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetiptv satın alromabetcasibommeritkingjojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Zgjedhje në PD, si shpëtim nga kafazi i hekurt

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Armand Shkullaku

Deputetët e selisë së Partisë Demokratike, duhet të mendojnë sot mënyrën se si do të dalin nesër për të takuar ata që i kanë zgjedhur si përfaqësues të tyre. Ata janë përdhunuar politikisht dhe publikisht, njëherë kur u detyruan të futen në kafazin e hekurave e dyerve të blinduara dhe, herën tjetër, kur “policia e krimit” i mori në mbrojtje duke sulmuar egërsisht anëtarësinë e tyre.

Shumica e këtyre deputetëve, që kanë shkuar në atë parti si njerëz të lirë, sot e shohin veten të ngujuar në një korridor mes Bashës dhe Edi Ramës. Eshtë hera e parë që përfaqësinë më të lartë të një partie kryesore opozitare, e ruan nga anëtarësia e saj qeveria, me skafandra, trupa speciale dhe gazlotjellës. Edhe për ata që kanë pasur ndonjë dyshim për përfshirjen e Edi Ramës në konfliktin brenda PD, tashmë çdo gjë është e qartë. Gatishmëria e planifikuar e kryeministrit për të goditur brenda selisë anëtarët e Partisë Demokratike, ka vendosur tashmë vijen e kuqe mes votuesve të kësaj partie dhe grupimit të kafazit të hekurt.

Për të thyer këtë vijë të kuqe, ka mbetur ndoshta vetëm një mundësi e fundit. Për të ndalur përdhunimin dhe për të rifituar lirinë e tyre, deputetët e selisë duhet të kërkojnë zgjedhje legjitimuese për drejtuesit e PD. Vetëm një proces zgjedhor, i pranuar dhe i monitoruar nga palët kontestuese, mund t’i japë fund krizës dhe t’i detyrojë palët t’i japin dorën njëra- tjetrës. Përfaqësia e selisë nuk gëzon mbështetjen e anëtarësisë së partisë, ndërsa anëtarësia ka nevojë për një përfaqësi të rilegjitimuar prej saj. Në këto kushte, ata që ende i thërrasin arsyes, duhet të kuptojnë se s’mund të ketë opozitë brenda dyerve të blinduara dhe me sytë nga Edi Rama. Ato mund të garantojnë sallën e mbledhjeve të absurdit, por janë një dështim i sigurtë në përballjen më të parë elektorale.

Ata që mendojnë përtej dyerve të hekurta, e kanë të qartë se mbështeja e grupit të selisë tek anëtarësia është në kuotat më të ulta. Nëse qëllimi i angazhimit të tyre në politikë ka qenë interesi i demokratëve dhe çuarja e PD drejt pushtetit, ata duhet të çlirohen nga kurthi ku e kanë futur veten. A fitojnë ata më shumë vota, më shumë besim tek elektorati duke përdorur mercenarë me shkopinj e gazlotjellës dhe policinë e Edi Ramës kundër atyre që i kanë votuar? Çfarë vlere kanë korridoret e selisë kur secili prej tyre sot nuk del dot të takohet me njerëzit që janë helmuar me gazin e Edi Ramës, njësoj si para kryeministrisë ashtu dhe para selisë së partisë së tyre?

Nëse në kupolën e PD arsyeja ka emigruar në tokën e premtuar të Edi Ramës, ata deputetë që sot mundohen të kapërdijnë turpin me çorbën bajate kundër Sali Berishës, duhet të nisin lëvizjen për rikthminin e legjitimitetit në partinë e tyre nëpërmjet një procesi të besueshëm zgjedhjesh partiake, si për kryetarin ashtu edhe për drejtuesit e tjerë. Në të kundërt do vazhdojnë të jenë personazhet e ngujuara VIP të vëllait të madh që i mbikëqyr nga kryeministria.

Për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë për sondazhe apo anketime. Nuk ka nevojë as të monitorosh xholët mediatikë të Edi Ramës, që pa u skuqur i japin mbështjetje sot Bashës, të cilin deri dje e kanë denigruar deri në qelizat familjare. Nuk ka nevojë madje as të ndjekësh komentet e reagimet në rrjetet sociale. Mjafton që secili prej deputetëve të selisë të rrotullojë vështrimin për të parë se ku gjendet dhe t’i bëjë pyetjen vetes se a ndihet i çliruar të shkojë e të flasë me ata që e kanë votuar. Për të dalë nga kafazi i hekurt i selisë dhe skafandrat e kryeministrisë, ata duhet t’i kërkojnë Bashës gjënë më normale dhe më demokratike në këtë krizë të paprecedentë: legjitimitetin përmes zgjedhjeve të reja në PD. /Lapsi.al

Tags: armand shkullakubashaBerisharama

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

“Kishin planifikuar të derdhej gjak”, PD nxjerr emrat (VIDEO)

“Piku më i lartë në 2 vite pandemi”, zbardhet vendimi i Komitetit të Ekspertëve

Berisha shkon Prokurori: Jam thirrur nga Rama e jo nga Basha!







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com