Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zero tolerancë!I vendos ‘vijat e kuqe’ ministrave, ndërkombëtarët urojnë Ramën

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zero tolerancë!I vendos ‘vijat e kuqe’ ministrave, ndërkombëtarët urojnë Ramën

Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit të ri janë betuar sot te presidenti Meta, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës.

Pak pas betimit të qeverisë ‘Rama 3’ te presidenti Ilir Meta, ka ardhur një mesazh urimi nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. “Prezenca e OSBE-së i shpreh urimet më të mira Qeverisë shqiptare me rastin e betimit të saj në detyrë para Presidentit të Republikës. Shqipëria ka një qeveri të re dhe shtysa të reja politike për të çuar përpara agjendën kombëtare dhe për të sjellë ndryshime të mëtejshme. Prezenca është e gatshme të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave institucionale dhe presim me padurim të çojmë përpara angazhimet ekzistuese si dhe të nisim të reja si këto, me synim adresimin e nevojave të vendit tonë pritës, në përputhje me Mandatin tonë, në fushat e identifikuara si përparësi nga Qeveria në programin e saj të shpallur së fundmi: përfundimi i reformës në sistemin e drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, modernizimi i sektorit të sigurisë në vend, reforma zgjedhore. Rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe programi i shpallur zyrtarisht i Qeverisë së re përbëjnë një bazë solide demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit. Prezenca ka nderin që të jetë një partner i vendosur në avancimin e agjendës së reformave të Shqipërisë”, thuhet në urim.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka përcjellë një urim ndaj kryeministrit Rama, për mandatin e tretë qeverisës. Me një postim në Twitter, ai shkruan se dialogu konstruktiv politik është çelësi i koordinimit për në Bashkimin Europian.

“Urime Edi Rama dhe qeveria e Shqipërisë në marrjen e detyrës. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimet #EU dhe sundimi i ligjit të shfaqen në rendin e ditës. Dialogu konstruktiv politik është çelës i fortë koordinimi për në Bashkimin Europian”, shkruan Varhelyi.

I ngjashëm me urimin e Varhelyi ishte edhe ai i ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca. “Ne urojmë Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për mandatin e ri. Ne presim që integrimi në BE dhe të gjitha reformat e lidhura me të, duke përfshirë reformën në drejtësi të jenë primare në axhendën e qeverisë. Koordinimi i fortë inter-institucional është kyç për ardhjen”.

Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar kryeministrit Edi Rama për nisjen zyrtarisht të detyrës së qeverisë në mandatin e tretë.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik. SHBA pret të punojë intensivisht me forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Urime dhe suksese!”, shkruan ambasadorja.

Ceremonia e betimit të qeverisë së re nuk u transmetua drejtpërdrejt. Teksa të gjithë prisnin që në Presidencë të shkonin ministrat, gjithçka kishte ndodhur brenda godinës dhe i gjithë kabineti qeveritar u largua nga ky institucion.

Tags: ministratQeveriarama

TË LIDHURA

SPAK publikon raportin vjetor për 2025: Rritet numri çështjeve për veprën penale të korrupsionit!
Aktualitet

SPAK publikon raportin vjetor për 2025: Rritet numri çështjeve për veprën penale të korrupsionit!

13:58 | 09/03/2026
PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit
Aktualitet

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit

12:33 | 09/03/2026
Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë
Aktualitet

Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

12:33 | 09/03/2026
Next Post
Si u zbulua pas 9 muajsh se ishte gjallë, zbardhet skema e biznesmenit italian

Si u zbulua pas 9 muajsh se ishte gjallë, zbardhet skema e biznesmenit italian

Patozi: Shpejtësia si ndërkombëtarët uruan Ramën, tregon ku është opozita

Patozi: Shpejtësia si ndërkombëtarët uruan Ramën, tregon ku është opozita

Greku dhe italiani, dy rastet që ‘nxinë’ Shqipërinë

Greku dhe italiani, dy rastet që 'nxinë' Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

SPAK publikon raportin vjetor për 2025: Rritet numri çështjeve për veprën penale të korrupsionit!
Aktualitet

SPAK publikon raportin vjetor për 2025: Rritet numri çështjeve për veprën penale të korrupsionit!

by mirseda
13:58 | 09/03/2026
0

SPAK ka publikuar raportin vjetor sa i përket vitit 2025. Në raport theksohet se në luftën kundër...

Irani kërcënon sërish, NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë

Irani kërcënon sërish, NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë

13:51 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje

13:46 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com