Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zavev ka folur në lidhje me bllokimin e negociatave për antarësimin në Bashkimin Evropian nga Bullgaria. Në një prononcim për meidat ai ka thënë se mos hapja e negociatave për BE-në është një lajm i hidhur për të gjithë popullin maqedonas.
Më tej, ai tha se Bullgaria është fajtore për mos hapjen e negociatave, për shkak se i vuri veto. Ndër të tjerë, Zaev u shpreh se Bullgaria ka shkelur edhe marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë në vitin 2017. Në fund ia tha se edhe vetë vendet e BE-së e kanë pranuar që Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kriteret për të nisur negociatat.
“Të gjithë e kemi të qartë se deri në këtë moment Bashkimi Evropian nuk ka arritur pajtueshmëri për kornizën negociuese me vendin tonë. Ky gabim i papërgjegjshëm është një lajm i hidhur për të gjithë kombin tonë. Në këtë ditë, ne dëgjojmë zhgënjimin e madh të të gjithëve në një frymë. Bullgaria vuri veton, shkeli Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë dhe kështu bllokoi rrugën e integrimit tonë evropian, për të cilin institucionet e BE-së dhe vendet anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë, kanë theksuar vazhdimisht se ne i përmbushim kushtet për fillim të negociatave”, ka thënë ai.