Janë mbyllur 10 ndeshjet e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Europës, teksa janë përcaktuar edhe skuadrat e fundit që kalojnë në fazën tjetër.
Në grupin G, Lestëri dhe Braga kalojnë në fazën e tjetër, me të dyja skuadrat që e kanë mbyllur me fitore fazën e grupeve.
Në grupin H, një supergol i Hauge i ka dhënë fitoren Milanit ndaj Spartës së Pragës, duke i ngjitur në vendin e parë me 13 pikë, 2 pikë më shumë se Lilë e vendit të dytë.
Në grupin I, Vijareali dhe Makabi i Tel Avivit ia kanë dalë të sigurojnë kalimin e grupeve.
Në grupin J, Totenhemi nuk ka zhgënjyer, teksa ditën e sotme ka mposhtur Antverpin dhe së bashku të dyja skuadrat kalojnë më tej.
Në grupin K, janë kualifikuar Dinamo e Zgarebit dhe Volfsberer, ndërsa në grupin L, kalon Hofeneimi dhe Crvena Zvezda.
REZULATET:
Grupi G
Lester-AEK 2-0
Under 12′, Barnes 14′
Braga-Zoria 2-0
Hana 61′ (aut), Horta 68′
Grupi H
Sëlltik-Lilë 3-2
Julien 22′, MekGregor 28′, Turnbull 75’/ Ikone 24′, Ueah 74′
Sparta-Milan 0-1
Hauge 23′
Grupi I
Makabi-Sivaspor 1-0
Saborti 66′
Vijareal-Karabag (Nuk luhet, për shkak të rasteve me Koronavirus te ekipi mik)
Grupi J
Ludogorets-LASK 1-3
Manu 46’/ Uiesinger 56′, Rener 62′, Madsen 67′
Totenhem-Antverp 2-0
Karlos Vinisius 57′, Lo Kelso 71′
Grupi K
Dinamo Zagreb-CSKA 3-1
Gvardiol 28′, Orsiç 41′, Kastrati 75’/ Bistroviç 76′
Volfsberger-Fejnord 1-0
Jovljeviç 31′
Grupi L
Hofeneim-Gent 4-1
Joveljiç 31′, Skov 26′, Beier 49′, Kramariç 64’/ Fortuna 81′
Slovan-Crvena Zvezda 0-0