E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Vuçiç: Serbët preferojnë konflikt të ngrirë me Kosovën, por unë jo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se shpreson që Kosova do ta heqë taksën, teksa shton se nëse kjo gjë ndodh do jetë vetëm për shkak të presionit amerikan.

Vuçiç e tha këtë në një intervistë për ‘Foreign Policy’, gjatë vizitës së tij në Washington. Ai tha se  dy vendet nuk kanë nevojë për një dialog, por për më shumë bisedime.

“Nuk shoh se si duhet të përfundojë i gjithë procesi, cila do të ishte substanca e një zgjidhjeje përfundimtare të mundshme që dikush mund të na propozojë. Unë mezi pres të krijoj lidhje më të mira ekonomike dhe të fillojmë ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për një dialog për ta arritur deri në këtë pikë. Ne kemi nevojë për më shumë bisedime”, tha ai.

Presidenti serb u pyet se nëse do ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjes së Kosovës, nëse kjo e fundit do ta hiqte përfundimisht taksën. Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë pyetjes, por theksoi se pa një marrëveshje të dyja shtetet do të dilnin humbëse.

“…Thjesht duhet të kthehemi në të njëjtat pozicione që kemi pasur përpara se të vendoseshin ato tarifa. Unë e kuptoj domosdoshmërinë për një dialog të vërtetë dhe e kuptoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit, gjë e cila nuk është e lehtë për mua ta them, sepse nëse pyetni shumicën dërrmuese të njerëzve në Serbi, ata do të preferonin një konflikt të ngrirë. Unë nuk i përkas asaj shumicë dërrmuese. Pa marrëveshje do të humbisnin të dyja palët, pa marrëveshje nuk ka fitues. Të dy vendet duhet të marrin garanci për një të ardhme shumë më të mirë”, tha ai.

Lexo edhe :   Mundësia (medalja) e artë për diplomaci sportive kah Rusia
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....

Fshehu për 3 muaj tezen e vde*ur në bagazhin e makinës, për ti marrë pensionin

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë greke, pasi akuzohet për 'vrasje me paramendim' të tezes së tij. I prangosuri ishte...