E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

Publikohet një pjesë e raportit të Venecias, çfarë thuhet për shkarkimin e Metës

Bëhet publike një pjesë e përfundimeve të opinionit paraprak të Komisionit të Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias pritet që të mbërrijë këtë fundjavë. Sipas Abc News, në opinionin paraprak të tyre theksohet se veprimet e presidentit Meta janë në përputhje me Kushtetutën.

Në pjesën e dokumentit të publikuar, Venecia vlerëson se Presidenti ka vepruar sipas germës dhe logjikës kushtetuese.

“Duke qenë se presidenti ka vepruar në përputhje me Kushtetutën nuk ka vend për shkarkimin e tij”, thuhet në paragrafin 104 të draft opinionit të Komisionit të Venecias.

Kuvendi dhe presidenti Meta do të njihen në fundjavë me dokumentin e plotë të hartuar nga zyrtarët e Komisionit. Ky dokument pritet t’i japë zgjidhje debatit për Kushtetuesen mes Kreut të Shtetit dhe mazhorancës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...