Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e kreut të Njësisë Kotë/ Gjykata merr vendimin, çfarë thanë në gjyq tre autorët

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, W-Instant

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për tre shtetasit e arrestuar për ngjarjen e ndodhur në fshatin Mavrovë, ku mbeti i vrarë kreu i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga Hektor Sinanaj, ndërsa prokuror i çështjes Klodian Llaho. Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj akuzohen për dy vepra penale, “Vrasja në rrethana cilësuese” në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. Në kërkim mbetet Mersin Bejtaj, 32 vjeç.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa të tre të arrestuarit kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me vrasjen. Namik dhe Jaçe Bejtaj kanë deklaruar para Gjykatës se kanë shkuar në vendin e ngjarjes, pasi dëgjuan krisma dhe kur gjithçka kishte ndodhur.

Ndërsa Arif Bejtaj tha para trupit gjykues se ka shkuar në vend në momentin e përleshjes, ku ka parë Mersin Bejtaj duke u përleshur me vëllezërit Osmënaj, aty ku edhe ka marrë një plumb në krah, duke konfirmuar indirekt se Mersin Bejtaj është autori i vrasjes së 51-vjeçarit Gjoka.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për të tre arrestuarit, duke marrë në konsideratë edhe deklaratat e tyre. Trupi gjykues, pasi dëgjoi Prokurorinë, por edhe palën mbrojtëse, si edhe deklaratat e tre të arrestuarve vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen e rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 qershor në zonën e quajtur Petë në fshatin Mavrovë, të Njësisë Administrative Kotë. Sipas Policisë, Namik Bejtaj, 30 vjeç; Jaçe Bejtaj, 22 vjeç; dhe Arif Bejtaj, 19 vjeç, dhe i shpalluri në kërkim, Mersin Bejtaj, 32 vjeç, janë përfshirë në një përplasje me Fatmir dhe Astrit Osmënaj, përkatësisht 70 dhe 65 vjeç. Këta të fundit janë punonjës të Njësisë Administrative dhe ndodheshin në zonë për të punuar për shtrimin e rrugës së re në këtë zonë.

Mersin Bejtaj, sipas Policisë, ka pasur përplasje me dy vëllezërit Osmënaj, ndërsa mendohet se në sherr janë përfshirë dhe tre kushërinjtë e tij, për shkak të punimeve në rrugë dhe vendit ku do të kalonte rruga. Mendohet se ka qenë Mersin Bejtaj, i cili qëlloi në drejtim të vëllezërve Osmënaj, ndërsa një plumb ka kapur Argjil Gjokën, i cili ka ndërhyrë për të shuar sherrin, raporton Panorama.

Plumbi që 51-vjeçari mori në kraharor i ka shkaktuar vdekjen pak pasi mbërriti në Spitalin Rajonal të Vlorës. Gjithashtu, i plagosur me plumb mbeti dhe Arif Bejtaj. 19- vjeçari mori një plumb në krah.

Argjil Gjoka kishte vetëm pak kohë që ishte kreu i Njësisë Administrative Kotë, si përfaqësues i Bashkisë Selenicë, që drejtohet nga Partia Demokratike. 51-vjeçari jetonte në shtëpinë e vëllait të tij, pasi gruaja dhe dy djemtë ndodheshin në Greqi prej vitesh.

Tags: autoretçfarëGjykatagjyqkreutmerrNjësisë KotëthanëtreVendiminvrasja

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

“O fermer të zëntë haku i bebes time”, gazetarja revoltohet nga cilësia e shalqirit

“Premtime, mashtrime dhe përgjime”, Balliu poston videon për Edi Ramën

“Numri i terroristeve femra të ISIS do rritet”, Europol jep alarmin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com