Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

VOA: Zgjedhjet e pazakonta vendore në Shqipëri

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
VOA: Zgjedhjet e pazakonta vendore në Shqipëri

Shqipëria po kalon sot një fundjavë të pazakontë elektorale, kur Presidenti i Republikës i anuloi zgjedhjet vendore dhe i shtyu për në tetor, por qeveria po i përgatit ato për nesër, duke shpërndarë materialet zgjedhore dhe duke ndaluar këdo që e pengon këtë proces.

Pritet që nesër të zhvillohen zgjedhjet vendore të radhës në një situatë të pazakontë. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, ndërsa presidenti Ilir Meta, me anullimin e zgjedhjeve dhe më pas duke dekretuar një datë të re, shkaktoi jo pak polemika.

Socialistët pohojnë se 30 qershori është e vetmja datë kushtetuese, kur mund të mbahen zgjedhjet vendore kanë nisur në parlament një procedurë shkarkimi për shkelje kushtetute pas anullimit të zgjedhjeve ndaj presidentit Ilir Meta.
Presidenti Meta edhe sot shpërndau një thirrje për “qetësi dhe mençuri” për ditën e nesërme. Zoti Meta kërkoi nga qytetarët “vetëpërmbajtje dhe sjellje civile e demokratike” gjatë ditës së nesërme.

“Paqja sociale është me rëndësi të jashtëzakonshme, – tha zoti Meta, – ndaj ruajtja e saji shërben të ardhmes europiane të Shqipërisë”. Ai u kërkoi qytetarëve t’u shmangen provokimeve që mund sjellin dhunë, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare.

Opozita kishte deklaruar se nuk do të lejonte zhvillimin e zgjedhjeve, dhe ditët e fundit po u bën thirrje qytetarëve “të mos marrin pjesë në një proces farsë”, sipas saj.

Në shumë bashki ku drejtojnë përfaqësuesit e saj, institucionet lokale nuk po lejohen të përdoren nga administrata zgjedhore. Zgjedhjet e nesërme po organizohen në sfondin e një situata politike tejet të tensionuar.

Në muajin shkurt opozita doli nga parlamenti, duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të saj, vendosi më pas dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore, duke e kthyer 30 qershorin në një pikë kulmore të betejës së saj politike, për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, dhe denoncoi sot presione, që sipas saj, qeveria po u bën punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë me detyrim në votimet e dielës bashkë me familjarët e tyre, se në të kundërt mund të largohen nga puna ditën e hënë.

Shumica socialiste mbajti një pozicion të prerë qysh në fillim, duke deklaruar se nuk pranonte të negocionte mbi datën e zgjedhjeve, mbajti të njejtën linjë dhe pasi Presideti Ilir Meta anulloi 30 qershorin. Përfaqësuesit socialistë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk e morën në konsideratë dekretin e kreut të Shtetit, dhe vijuan me përgatitjet, ndërkohë që Kolegji Zgjedhor i dha më pas të drejtë, për vendimin e marrë.

Caktimi i një date të re zgjedhjesh nuk ndryshoi asgjë, ndërkohë që protestat shpesh të dhunshme të opozitës, rritën frikën e trazirave ndërsa drejtuesit e saj këmbëngulnin se nuk do të lejonin me çdo çmim mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Nga ana tjetër forcat e rendit po ndalojnë roje shkollash, zyrtarë vendorë dhe veprimtarë të opozitës, që pengojnë ngritjen e qendrave të votimit.

Një numër i pazakontë rojesh të tjerë me uniforma ushtarake dhe policore kanë marrë në mbrojtje objekte publike të caktuara si qendra votimi.

Në këtë situatë të tensionuar, komuniteti ndërkombëtar ndërhyri me deklarata të njëpasnjëshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, OSBE-ja dhe ambasadat e vendeve europiane, ishin në një linjë ndërsa dënonin aktet e dhunës, dhe kërkonin që të garantohet një proces i qetë zgjedhor, ku të respektohet e drejta e gjithkujt për të votuar. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bëri thirrje dje udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.

“Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhunë dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar” – thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane. – Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik. Ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit” – theksohet në deklaratë.

Përfaqësitë diplomatike, si ambasada amerikane dhe OSBE, ashtu edhe Bashkimi Europian dënoi dhunën e çdo forme dhe deklaroi se qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore në votimet e 30 qershorit.

“Është përgjegjësi e aktorëve politikë që të mos pengohen veprimtaritë e votimit. Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitjeje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo lloj rrethane” – deklaroi BE-ja – duke theksuar se të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese.

Përfaqësuesit e opozitës u bënë thirrje qytetarëve të bojkotojnë këtë proces farsë për zgjedhjet e pushtetit vendor, për të cilat presidenti Meta ka dekretuar tashmë datën 13 tetor. PD dhe LSI renditin në deklaratat e veta një seri rastesh nga gjithë vendi, ku sipas tyre, përfaqësuesit socialistë dhe drejtues policie po përgatitin zgjedhjet vendore, ku opozita nuk po merr pjesë me kandidatët e saj.

Socialistët u gjendën të vetëm dhe pa asnjë kundërshtar në thuajse gjysmën e bashkive, socialistët zhvilluan praktikisht më shumë një fushatë politike. Fjalimet e kryeministrit Edi Rama gjatë takimeve në mbarë vendin u zotëruan nga retorika kundër opozitës, sesa nga premtimet për vitet e ardhshme.

Tensionet nuk kanë munguar dhe në orët e fundit. Në bashkitë e drejtuara nga përfaqësuesit e djathtë, nuk po lejohet përdorimi i institucioneve publike nga adminstrata zgjedhore. Komisioni Qendor i Zgjedhjeve edhe sot ka marrë vendime duke ndryshuar vendndodhjet e disa Komisioneve Zonale apo Qendrave të Votimit.

Krejt ndryshe nga presidenti i Reëkës, që i anullloi votimet e nesërme, duke i quajtur ato zgjedhje socialiste dhe ftoi qytetarët të mos marrin pjesë në to, qeveria po vazhdon me përgatitjen e tyre.

KQZ me shumicën e anëtarëve socialistë po vazhdojnë përgatitjen e zgjedhjeve, ndërsa ODIHR, i ftuar nga qeveria të ndjekë zgjedhjet ka në terren një grup prej afro 200 vëzhguesish afat-shkurtër./VOA

Tags: 13 tetor30 Qershoredi ramailir metalulzim bashaVOAzgjedhjet vendore

TË LIDHURA

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”
Aktualitet

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

22:52 | 29/05/2025
“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”
Aktualitet

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

22:04 | 29/05/2025
Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash
Aktualitet

Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash

20:57 | 29/05/2025
Next Post
Dhunimi i gazetarit/ Reagon Meta: Të dënohen autorët e këtij akti

Dhunimi i gazetarit/ Reagon Meta: Të dënohen autorët e këtij akti

Zgjedhjet/ Nis zyrtarisht procesi i votimit, Braçe voton i pari

Zgjedhjet/ Nis zyrtarisht procesi i votimit, Braçe voton i pari

Nis votimi në vend, për herë të parë që pas vitit 1991 pa opozitën

Nis votimi në vend, për herë të parë që pas vitit 1991 pa opozitën

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”
Aktualitet

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

by mirseda
22:52 | 29/05/2025
0

Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv, Policia Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili...

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

22:21 | 29/05/2025
“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

22:04 | 29/05/2025
“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025
“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

21:11 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com