Që pas vitit 1991, për herë të parë Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje pa opozitën. Në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet vendore dhe pritet të zgjasë deri në orën 19:00.
Opozita ka bojkotuar procesin e votimeve, ndërkohë që ende nuk dihen nëse këto do të jenë zgjedhje të ligjshme, pas Presidenti Ilir Meta i ka anuluar me dekret dhe ka caktuar datën 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
Sot në të gjithë vendin pritet të hapen 5417 Qendra votimi, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, KQZ njoftoi se, sipas Kodit Zgjedhor u shpërndanë materialet zgjedhore në 90 KZAZ.