Deputeti Ralf Gjoni shprehet se ai pret që SPAK-u të nisë që nga janari me hetimin e elementëve në politikë.
I ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, Gjoni foli edhe për kohën kur ai ishte pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me Ilir Metën, teksa shton se nuk është penduar për largimin nga kjo parti.
“Unë pres shumë si nga Kryeprokurori, por edhe nga SPAK-u. Të fillojë hetimi i atyre elementëve në politikë që kanë vjedhur. Unë pres që nga janari të japë sinjale të qarta. Unë mendoj se shqiptarët vitin që vjen presin disa koka të prera për të dhënë mesazhin se ka mbaruar një epokë e pisët dhe po vjen një shpresë e re për një klasë të re politike”.
Nuk kam asnjë kontakt me Ilir Metën, nuk i kam as numrin e ri, marrëdhënia është mbyllur në korrik të 2017, asnjë kontakt direkt apo indirekt. Nuk kam asnjë pishman për vendimin që kam marrë dhe do ia ketë vjetur nëse ndryshojmë sistemin zgjedhor”, tha ai.