Aktualitet

Virusi misterioz, Kina “shtrëngon rripat”. Ndërton spitalin gjigant për 6 ditë


               Publikuar në : 14:46 - 24/01/20 Gentjan Progni

Kina ndodhet nën kërcënimin serioz të virusit të ri. Sot janë publikuar imazhe nga qyteti që është në karantinë Wuhan, ku shihen njerëz teksa rrëzohen nëpër rrugë për shkak të virusit. E ndodhur në kushte të tilla, ku mbi 20 milionë janë të izoluar nëpër shtëpi dhe numri i të prekurve vazhdon të rritet, Kina ka menduar për zgjidhje ekstreme.

Më herët është publikuar një informacion nga autoritetet kineze se: për të përballuar fluksin e të infektuarve, Kina do të ndërtojë një spital gjigant me 1000 shtretër në një kohë rekord, vetëm 6 ditë.

Në foton e  mëposhtme mund të shihni pamje nga dita e sotme nga gropa ku po ndërtohet spitali.

Ditën e djeshme qyteti hyri në karantinë totale . U ndërpre sistemi i transportit publik dhe u mbyllën tregjet. Nga virusi janë prekur mbi 800 persona dhe 26 persona kanë humbur jetën. Deri tani është përhapur në 15 nga 22 rajone që ka Kina. Më poshtë mund të shihni dhe një video nga spitali që po ndërtohet.  Burimi: Bussines Insider/ Tirana Today


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT