Kryesore

Reagimi i fortë nga numri 2 i PS: Nëse Alla del fajtor, dënimi maksimal


               Publikuar në : 15:15 - 24/01/20 M S

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka thënë se nëse kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla shpallet fajtor nga SPAK, duhet të marrë dënimin maksimal. Sipas tij, PS nuk merr në mbrojtje askënd. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai tha më tej se reagimi i PS do të jetë i ashpër dhe nëse del fajtor, dënimi duhet të jetë maksimal. Po sipas Ballës, nëse video del se është e vërtetë, kryebashkiaku duhet që të marrë përgjegjësi.

“Partia Socialiste nuk merr në mbrojtje askënd. Pas hetimit të Prokurorisë, reagimi i PS do të jetë i ashpër dhe nëse del fajtor, dënimi duhet të jetë maksimal. Sapo prokuroria të ketë ngritur një akuzë, padyshim që qendrimi ynë do jetë i ashpër, por në çdolloj rasti është dënimi ai që duhet të jetë i ashpër.

Dënimin nuk e bëjnë partitë por drejtësia. Drejtësia të japë dënimin e vet pa u vonuar. Nëse del e pavërtetë, zotëria ka të drejtë ti drejtohet drejtësisë. Nëse del e vërtetë, duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e pijnë, por edhe ata që e shesin që janë një tufë maskarenjsh që duhet të gjithë të përballen me drejtësinë. Dënimin më të ashpër ta japë drejtësia. Partia që unë përfaqësoj nuk merr askënd në mbrojtje”, ka thënë Balla.

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut të Bulqizës ti nënshtrohet testit të drogës. Pas dëshmisë së dhënë dje, sot është kërkuar nga SPAK që Alla të dorëzojë kampion gjaku dhe urine për të zbardhur sa më parë të vërtetën.

Gjithashtu video e skandalit është dërguar për ekspertim grafik në polici.

SPAK thërret urgjentisht Lefter Allën


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT