Bota

Lajmi i fundit/ Gjermani: Përplasje me armë, raportohen 6 viktima


               Publikuar në : 15:01 - 24/01/20 M P

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në një nga qytetet në perëndim të Nurembergut në Gjermani. Sipas mediave gjermane nga një shkëmbim me armë zjarri kanë vdekur 6 persona. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Rot Am See në Gjermani.

Sipas i informacionit paraprak, viktimat i  përkasin të njëjtës familje. Mësohet se agresori është arrestuar nga policia. Në vijim pritet të zbardhen dhe detaje mbi ngjarjen. Raportohet se përveç viktimave ka dhe të plagosur, por ende nuk dihet numri i  saktë dhe motivet e ngjarjes.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT